Ambasada holandeze përgëzon Shqipërinë për reformat

schedule16:42 - 29 Qershor, 2018

schedule 16:42 - 29 Qershor, 2018

Ambasada Holandeze në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për progresin dhe reformat e arritura të njohura sipas saj edhe nga Këshilli Europian. Në një koment në faqen e saj në facebook Ambasada shkruan se; “Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në Qershor 2019. Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi”.

Ndërkohë sipas Ambasadës se saj në Tiranë Hollanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërine në lidhje me këto reforma kyçe. /abcnews.al