Artisti brazilian Jorge Roriz i ka futur aftësitë e tij në punë për një vepër të mirë në këtë kohë pandemie. Ai bën maska, me fytyrën e përdoruesit të pikturuar, në mënyrë që askush “të mos e humbasë identitetin.”
Duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për piktura të thjeshta, Roriz shton edhe detajet më të vogla sa që ndonjë herë nuk dallohet nëse personat kanë vendosur maskë apo jo.
Në një vit normal, Jorge do të pikturonte skena të Karnavaleve të famshme të Rio de Janeiro, por tashmë merret me maskat kundër Covid-19.
Brazili është një nga vendet më të prekur nga koronavirus, mban numrin e tretë më të lartë të rasteve me koronavirus në botë. s.b/abcnews.al/