Publikohet kontrata e lobimit mes PD dhe “Sonoran Policy Group”

schedule21:18 - 25 Qershor, 2018

schedule 21:18 - 25 Qershor, 2018

Partia Demokratike ka firmosur një kontratë lobimi me kompaninë Sonoran Policy Group me një vlerë totale prej 40,000 dollarësh dhe kohëzgjatje 4 mujore. Kontrata e bërë publike nga kanale të selisë rozë është e vlefshme nga data 11 qershor deri në 11 tetor dhe mban firmën e kreut të demokratëve Lulzim Basha dhe drejtorit ekzekutiv të firmës, njëkohësisht një prej themeluesve të saj Robert D. Stryk. Qëllimi i kontratës është përcaktuar të jetë ndërtimi i një strategjie kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar përmes punës me agjenci ligjzbatuese vendase apo ndërkombetare për izolimin dhe luftën ndaj epidemisë së krimit të organizuar.

Kompania Sonor e Robert Stryk ka punuar në zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e bashkuara për presidentin Donald Trump. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!