Chelsea regjistroi sot fitoren e radhës në Premier League, duke mundur me “poker” Sheffield United në “Stamford Bridge”. Miqtë shënuan të parët me McGoldrick, por djemtë e Lampard përmbysën brenda pjesës së parë fillimisht me Abraham në minutën e 23-të e më pas me Chilwell në të 34-tën.
An impressive display sends Chelsea up to third ?#CHESHU pic.twitter.com/8AgF4mqff8
— Premier League (@premierleague) November 7, 2020
Në pjesën e dytë Chelsea nuk e pati të vështirë të dominonte dhe shënoi dy herë me Thiago Silva (77’) dhe Timo Werner (80’), duke fiksuar shifrat në 4-1.
Golat e ndeshjes CHELSEA-SHEFFIELD UNITED
Me këtë fitore Chelsea (e katërta radhazi) nuk i ndahet skuadrave të kreut dhe renditet e treta me një pikë më pak se surpriza Southampton, që kryeson me 16 pikë, po aq sa Liverpool dhe një më pak se Chelsea. Sheffield renditet i fundit me vetëm një pikë pas tetë ndeshjesh. /abcnews.al