Mbyllja e Kosovës në fundjavë, FFK vendos për ndeshjet e futbollit

schedule20:57 - 6 Nëntor, 2020

schedule 20:57 - 6 Nëntor, 2020

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të marrë masa shtrënguese, prej sot e deri të hënën, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19. Kjo mbyllje e vendit ka ndikuar edhe në shtyrjen e ndeshjeve të kampionateve të futbollit në Kosovës. FFK ka dalë me njoftim dhe bën me dije se ndeshjet shtyhen për në mesjavë.

NJOFTIMI – “Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe klubet anëtare të saj se të gjitha ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë janë shtyrë për mesjavë. Në fakt, me vendimin e ri të Qeverisë aktivitetet e futbollit nuk janë ndërprerë, por FFK e ka vlerësuar si të nevojshme shtyrjen e ndeshjeve të kësaj fundjave.

Kjo duke pasur parasysh karantimin e 7 qyteteve për fundjavë si masë për menaxhimin më të mirë të situatës me Covid-19 dhe me qëllim të lehtësimit të gjërave për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, të cilët do të mund të hasnin në pengesa gjatë udhëtimit të tyre për ndeshje në qytetet e karantinuara.

Kësisoj, garat do të vazhdojnë në mesjavën e ardhshme për çka klubet do të njoftohen me kohë nga komisionet përkatëse për orarin e ri të ndeshjeve”, ka njoftuar FFK përmes kanaleze zyrtare të informimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!