Në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër u shfaq premiera e tragjedisë “Pirro”. Kjo premierë në natën e parë si asnjëherë tjetër mblodhi shumë artëdashës gjirokastritë për të cilët ishte një shfaqje e sukseshme.
Tragjedia “Pirro” ndoshta është nga ato premiera që ka joshur më shumë gjirokastritët. Në skenën e teatri “Zihni Sako”, me autor Et’hem Haxhiademi dhe regji të Ilir Llurit, u ngjitën aktorët Delvis Bejleri, Myzafer Zilfa, Seljana Dalipaj, Dori Çaushi, Kudret Alikaj, Aleksandër Kondi.
Pirro i Epirit ishte mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoi një shtet të pavarur që mori emrin e vet Epiri.
Pikërisht kjo tragjedi dhe ky personazh që ka shekuj që udhëton në histori do të jetë prezent edhe në qendrat arkologjike në Gjirokastër si shenjë atraktive për vizitorët gjatë këtij sezoni turistik./abcnews.al