Në takimin me pakicat kombëtare dhe minoritetet në Delvinë të Sarandës, kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja e re me Greqinë do të jetë më e mirë sesa ajo e mëparshmja.
“Ne duam një marrëveshje të re dhe kemi bërë në progres të jashtëzakonshme e cila do të jetë e barabartë dhe reciproke për njëri-tjetrin. Marrëdhëniet me Greqinë kanë pasur ngërçet e veta, por do të jetë e drejtë. Greqia ka vendosur të zhbëjë ligjin e luftës me Shqipërinë”.
Ai shprehu besimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“Unë kam besim se drita jeshile do të ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër. Shqipëria nuk ka kthim prapa në këtë proces. Kanë ngritur tymnajën e re PO me kushte. Nuk ka proces për në BE pa kushte. Mali i Zi negocion dhe ka 94 kushte. E rëndësishme është që ne të mos qëndrojmë në vend numëro, por hapa përpara. Ne do të bëhemi anëtarë të BE-së kur të jemi gati, por ndërkohë të shfrytëzojmë këtë proces për një Shqipëri më të mirë”.
Gjatë fjalës së tij Rama ka folur edhe për uljen e papunësisë në vend.
“Kemi ulur me 6 pikë papunësime e gjetëm 18 % e kemi 12 përqind”. /abcnews.al