Protestat në Francë po zhvillohen pa maska dhe pa dhunë. Presidenti francez, Macron paralajmëroi ndërhyrjen e ushtrisë.
Protesta e kësaj të shtune vjen pasi Macron u shpreh se E Majta Ekstreme kërkon të rrëzojë Republikën, por përtej fjalës politike të tij, një investigim i thelluar i medias Fox News tregoi shumë më tepër.
Sipas medias amerikane, në mesin e 287 organizatave që janë mobilizuar në protestat e kësaj të shtune në Francë, 50 prej tyre janë grupime të Antifa-s, pjesa tjetër përfshin kampet e të djathtës dhe të majtës ekstreme dhe vetëm 27 prej tyre janë sindikata dhe organizata studentore, duke sjellë kështu, sipas asaj që shkruan Fox News, një kamuflim të dhunës nën pretendimin se protestat dhe vala e zemërimit masiv që ka sjellë kaos dhe dhunë vjen nga pakënaqësia e studentëve.
Protestat e kësaj jave vijnë pas një fundjave të ashpër trazirash javën e shkuar, ku disa qytete franceze u përfshinë nga përplasjet, grabitjet dhe dëmtimet e pronës publike e private. Sipas shifrave të raportuara, rreth 2,600 persona u arrestuan në lidhje me incidentet, ndërsa mijëra biznese u dëmtuan ose u plaçkitën.


