LIVE/ Tre shtetet vendimtare, si qendrojnë Trump dhe Biden deri më tani

schedule09:32 - 5 Nëntor, 2020

schedule 09:32 - 5 Nëntor, 2020

10:17 Republikanët mbajnë shpresat për të fituar shtetet “kyç”, Biden në pritje të Nevada-s

Ndërsa janë përgatitur për një sërë sfidash ligjore, shpresat e republikanëve mbeten tek totali i votave në shtete kyç si Pennsylvania, Georgia dhe Arizona.

Në bazë të të dhënave të paraqitura nga The Guradian, rezulton se: Në Pennsylvania janë numëruar 89% të votave, ndërsa kryeson Donald Trump me 50.7 për qind, kurse Joe Biden pason me 48.1 për qind të votave.

Në Georgia, janë numëruar 98% të votave, nga të cilat 49.6 për qind  i mbajnë Republikanët që po kryesojnë dhe 49.2 për qind kanë shkruar për kandidatin demokrat Biden.

Kurse, në Arizona janë numëruar 88% të votave, prej të cilave 50.5 për qind kanë shkruar për Joe Biden, ndërsa 48.1 për qind janë për Republikanët.

Nga ana tjetër, demokratët i mbajnë shpresat tek Nevada, ku janë të numëruara vetëm 75 për qind të votave. Nga të dhënat e deritanishme, 49.3 për qind të votave kanë shkuar për Biden, kurse 48.7 për qind, republikanët. Me 6 votat elektorale në Nevada, Joe Biden do të merrte fitoren.

Aktualisht shtetet ku nuk janë përfunduar përfunduar proceset e numërimit janë gjashtë: Arizona, Nevada, Pennsylvania, Georgia, Alaska dhe Karolina e Veriut.

Deri më tani, Joe Biden kryeson me 253 vota elektorale, kurse Donald Trump numëron 214 të tilla.

09:11: Vijon numërimi në tre shtetet vendimtare, si qëndrojnë Trump dhe Biden deri më tani

Gara për Shtëpinë e Bardhë vijon të jetë shumë e ngushtë për të shpallur apo parashikuar një fitues. Numërimi vijon në shtetet e “fushës së betejës” si Georgia, Arizona dhe Pennsylvania.

Ndërkohë, qarku më i madh në Arizona sapo ka përfunduar numërimin e pjesës së dytë të votave, siç u tha të mërkurën mbrëma, duke e tkurrur epërsinë e Joe Biden atje me pak më shumë se 10,000 vota.

Totali i azhurnuar i votave i lëshuar nga Maricopa County pas orës 2:30 të mëngjesit tregojnë Biden me 912,585 vota dhe Trump me 838,071. Më herët, Maricopa, qarku më i populluar i shtetit, po raportonte 887,457 vota për Biden dhe 802,160 për Trump.

Njoftimi erdhi ndërsa zyrtarët e qarkut Maricopa u detyruan të mbyllnin ndërtesën e zyrës zgjedhore në Phoenix për publikun për shkak të protestave në rritje pro-Trump jashtë.

Aktualisht, rezulton se në Arizona janë numëruar 86 për qind të votave. Ndërsa, Biden deri më tani numëron 253 vota elektorale, kurse Trump 214 të tilla.

23:50 Biden një hap larg Shtëpisë së Bardhë, sytë nga Nevada! Djali i Trump: Po bëhet kërdia me votat

Pasi siguroi Wisconsin dhe Michigan, Joe Biden është vetëm një hap larg fitores së zgjedhjeve Presidenciale. Sipas “Foxnews”, Biden ka arritur shifrën e 264 votave elektorale, vetëm 6 larg triumfit, numrit magjik, 270.

Kjo do të thotë se nëse arrin që të triumfojë në Nevada, që ka 6 vota, ngjitet në Shtëpinë e Bardhë.

Por si është situata në Nevada?  Joe Biden kryeson me 49.3% të votave, ndërsa Donald Trump e ndjek me 48.7%, kur janë numëruar 75%.

Por kontestimet nuk mungojnë nga Presidenti aktual, jo vetëm Donald Trump, por edhe familja. Këtë herë ka qenë Eric Trump, i cili akuzon se ata (demokratët) po bëjnë kërdinë në zgjedhje.

Ata po shkatërrojnë procesin zgjedhor në këtë vend” tha Eric Trump, referuar demokratëve, duke folur në Filadelfia.

23:08 Tjetër goditje për Trump, Biden fiton Michiganin

Pas Wisconsin, Joe Biden është pranë një tjetër fitoreje të madhe në Michigan. Kur janë numëruar 98% e votave, kandidati demokrat udhëheq me 1.2% të votave.

Michigan ka qenë historikisht bastion demokrat me përjashtim të 4 viteve më parë kur i besuan Trumpit, por rikthehen sërish te tradita duke i besuar Joe Biden. Michigan ka 16 vota elektorale.

Theksojmë se për Michiganin, Trump kërkoi pezullimin e numërimit të votave, pasi sipas tij nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit.

Por gjithçka duket se është vulosur, pasi 2% e fundit që nuk janë numëruar nuk parashikohet që të përmbysin rezultatin sipas projeksioneve të CNN.

22:23 Biden mban fjalimin e parë: Fitorja e qartë, do të jem President i të gjithë amerikanëve
Fitorja është e qartë”. Kështu u shpreh kandidati demokrat për President Joe Biden nga Delaware. Jo rastësisht ai zgjodhi këtë vend për të mbajtur fjalimin e parë, pasi pikërisht aty pranoi nominimin në gusht, ndërsa sot u rikthye për të shpallur fitoren.Biden u shpreh i bindur se do të jetë ai që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë këtë herë si President i SHBA-së.“Tani, pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë. Unë nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar. Kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit. Fuqia nuk mund të merret ose pohohet. Ajo rrjedh nga njerëzit. Dhe është vullneti i tyre që përcakton se kush do të jetë president i Shteteve të Bashkuara. Dhe tani pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se ne po fitojmë mjaft shtete për të arritur 270 vota elektorale të nevojshme për të fituar presidencën” vazhdoi Biden.Në vijim të fjalimit të tij, referuar lëvizjeve të Trump, Biden këmbëngul se “çdo votë duhet të numërohet“, pasi republikanët hapën procese ligjore në disa shtete kryesore. “Askush nuk do të na e heqë demokracinë” tha ai, i shoqëruar nga kandidatja për zv/ presidente Kamala Harris.Biden u zotua se do të jetë president i të gjithë amerikanëve duke kërkuar unitet. “Nuk do të ketë shtete të kuqe dhe blu kur të fitojmë. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk jemi armiq. Ajo që na bashkon si amerikanë është shumë më e fortë se gjithçka që mund të na copëtojë. Tani është koha që ne të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë si amerikanë – të vendosim retorikën e ashpër të fushatës pas krahëve, të ulim temperaturën, të shihemi, të dëgjojmë njëri-tjetrin, të dëgjojmë përsëri njëri-tjetrin dhe të respektojmë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të bashkohemi, të shërohemi, të bëhemi së bashku si një komb” përfundoi ai fjalimin me tonet e një presidenti, por fituesi do të kërkojë kohë të zyrtarizohet.

21:55 “Ndaloni numërimin”! Mbështetësit marrin zemër pas thirrjes së Trump, protestë në Detroit
Replika, kontestime, por edhe protesta. Zgjedhjet në SHBA-në i kanë të gjitha. Pak orë pasi Donald Trump njoftoi se ngriti padi për të ndaluar numërimin e votave në Michigan, pasi sipas saj nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit u zhvillua një protestë në Detroit.
Me thirrjet “ndalo numërimin” një grup qytetarësh u mblodhën përpara një qendre numërimi duke protestuar.  Ata u përpoqën që të futën ne qendrën e numërimit, por nuk u lejuan nga policia. Situata është e tensionuar.

Më pas në qendrën e numërimit shkuan edhe mbështetës të demokratëve, të cilët u shprehën se vajtën për t’u siguruar që votat po numëroheshin në rregull.

Unë thjesht dua të sigurohem që të gjitha votat e Michiganit janë të numëruara. Këto zgjedhje janë, siç thotë Joe Biden, për shpirtin e vendit tonë” tha njëri nga mbështetësit e kandidatit demokrat.

Mbështetësit e Presidentit Donald Trump dhe sfiduesit të tij Joe Biden në Detroit ishin të zemëruar, të irrituar dhe të frikësuar të mërkurën, me rezultatin akoma disa ditë ose edhe javë larg.

Shumë mbështetës në bazën e votuesve të Trump u bënë jehonë akuzave të tij të pabazuara për manipulim duke kërkuar ndalimin e numërimit të votave.

20:30 Trump depoziton padinë, kërkon ndaljen e numërimit të votave në Michigan
Ekipi i fushatës së Presidentit Trump tha të mërkurën pasdite se kishte ngritur padi gjyqësore që kërkon të ndalë numërimin e votave në Michigan, pasi sipas saj nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit.“Ne kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara, gjatë kohës kur ne nuk kemi pasur qasje” tha Bill Stepien menaxheri i fushatës.  Kandidati Biden kryeson me 45,000 vota nga më shumë se 5 milionë të hedhura në Michigan.Ekipi i fushatës së Presidentit Trump tha të mërkurën pasdite se kishte ngritur padi gjyqësore që kërkon të ndalë numërimin e votave në Michigan, pasi sipas saj nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit.“Ne kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara, gjatë kohës kur ne nuk kemi pasur qasje” tha Bill Stepien menaxheri i fushatës.  Kandidati Biden kryeson me 45,000 vota nga më shumë se 5 milionë të hedhura në Michigan.

19:45 Presidentin e SHBA e ndajnë vetëm 7 600 vota nga fitorja, shteti që do të caktojë fituesin
Gara për zgjedhjen e Presidentit vijon të jetë e ethshme në SHBA me Biden dhe Trump, fitorja e të cilëve duket se do të përcaktohet nga një grusht votash.Aktualisht, janë nëntë shtete ku po vijon numërimi, por thuajse në pjesën më të madhe të tyre rezultati është përcaktuar.Ndërkohë, pasi kaloj në dezavantazh në Winsconsin dhe Michigan, rezultat i cili shkaktoi jo pak debate, Trump vijon të ruajë avantazhin në Karolinën e Veriut, Georgia, Alaska dhe Pensilvani, të cilat sëbashku kanë gjithsej 54 vota elektorale, raporton abcnews.al.Deri më tani, Trump ka siguruar 213 vota elektorale dhe bashkë me 54 të shteteve ku ruan avantazhin arrin në 267 nga 270 vota elektorale që nevojiten për të shpallur fitoren.Krahas Michiganit dhe Winsonsit, Biden ruan një avantazh të lehtë edhe në Nevada dhe Arizona.Diferenca në vota mes Trump dhe Biden në Nevada aktualisht është vetëm 7 600 të tilla.Siç duket qartë, do të jetë Nevada ajo që do të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve në SHBA, ndërsa kanë mbetur për tu numëruar edhe 14% e votave.

18:40 Presidencialet në SHBA, zgjidhet senatorja e parë transgjiore
Sarah McBride është senatorja e parë e shtetit transgjinore në SHBA pasi fitoi garën në Delaware.Ajo mundi republikanin Steve Washington. McBride, 30 vjeçe, ka punuar si sekretare shtypi e grupit të LGBTI të Fushatës për të Drejtat e Njeriut dhe ishte një stazhiere në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Obama.“Shpresoj që kjo natë mund t’i tregojë një fëmije LGBTI se demokracia jonë është mjaftueshëm e madhe edhe për ata”, tha ajo.

McBride nuk është e vetmja kandidate transgjinore që ka bërë histori gjatë zgjedhjeve. Taylor Small i Vermont, 26 vjeç, u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Stephanie Byers bëri histori në Kansas si personi i parë trans me ngjyrë që u zgjodh në një legjislaturë të shtetit.
16:44 “U zhdukën si me magji”! Biden i përgjigjet Trump: S’ka pushim deri në votën e fundit

Në SHBA ende nuk kemi një fitues të zgjedhjeve, pasi numërimi i votave vijon, po ashtu edhe debati dhe replikat mes dy kandidatëve. Pak minuta pasi Donald Trump shkroi se mbrëmë kryesonte, por sot si me magji gjithçka ndryshoi, ka ardhur reagimi i Biden.

Rezultati ne Michigan ndahet nga 10 mije vota

“Ne nuk do të pushojmë derisa të numërohet vota e të gjithëve” shkruan ai. Dy kandidatët do të presin numërimin në disa shtete për të mësuar fituesin.

Sipas “Washington Post”, Biden kryeson me 224 vota elektorale, ndërsa Trump e ndjek me 213, por ende asgjë nuk ka mbaruar. Nevada, Arizona, Pensilvani, Ëisconsin dhe Michigan janë disa nga shtetet që vijon numërimi.

15:30 Garë e ashpër në Nevada, Biden kryeson me 0.6 për qind të votave

Garë e fortë po zhvillohet në shtetin e Nevadës në mes të presidentit amerikan, Donald Trump si dhe zëvendëspresidentit gjatë presidencës së Barack Obamës, Joe Biden.

Sipas statistikave të fundit deri më tani Biden kryeson me një diferencë të vogël votash ndaj rivalit të tij Trump.

Biden kryeson me 0.6 për qind të votave në nivel vendi, përparësia e demokratit kundrejt republikanit është pak se tetë mijë vota kur kanë mbetur të numërohen edhe 33 për qind të votave.

Ndërkohë kujtojmë se shteti i Nevadës fituesit do t’ia sjell gjashtë vota elektorale në garën presidenciale.

Deri më tani rezulton se Biden deri më tani ka siguruar 238 vota elektorale gjersa Trump ka 213 sosh.

15:29 Biden kryeson në Michigan për herë të parë
Associated Press ka përpiluar votat deri më tani dhe sipas rezultatit të marrë, Biden kryeson në Michigan për herë të parë pavarësisht se me një rezultat të ngushtë.
Vlen të theksohet  fakti që i nominuari demokrat ka fituar shtete në të cilat Trump ka udhëhequr më përpara.Pavarësisht nga epërsia e lehtë e Biden, gara mbetet shumë e ngushtë për t’u parashikuar. Michigan mund të jetë thelbësor në përcaktimin se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë.
13:46 Gara e fortë për Wisconsin: 99% e votave të numëruara, kryeson lehtë Biden
Me 99% të votave të numëruara, kandidati demokrat Joe Biden ka marrë një epërsi të lehtë (rreth 20,000 vota) ndaj Presidentit Donald Trump në shtetin industrial të Wisconsin.Trump mundi Hillary Clinton në Wisconsin me më pak se 30,000 vota në vitin 2016 me sforco shumë të mëdha.Pavarësisht nga epërsia e lehtë e Biden, gara mbetet shumë e ngushtë për t’u parashikuar. Wisconsin mund të jetë thelbësor në përcaktimin se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë.
11:09 ‘I rrezikshëm dhe autoritar’: Demokratët reagojnë ndaj deklaratave të Trump
Deklarata e pabazë e Presidentit Trump se ai ka fituar zgjedhjet duket se ka nxitur një reagim të ashpër nga politikanët demokratë.Kongresmenja Alexandria Ocasio-Cortez,  dënoi ashpër deklaratën e Trump duke e quajtur të “të paligjshëm, të rrezikshëm dhe autoritar”.“Numëroni votat. Respektoni rezultatet, ”shkroi ajo në Twitter.Ilhan Omar e quajti Trump një “njeri të rrezikshëm”, duke deklaruar se askush nuk mund të ndalojë procesin e numërimit të votave.“Kjo nuk është një diktaturë,” shtoi ajo.Ndërkohë, Amy Klobuchar, senatore për Minesotën, foli me një ton më të matur.“Të gjitha votat duhet të numërohen. Ne jetojmë në një demokraci, ”shkroi ajo disa minuta pas deklaratës së Trump.10:59 “Do ndalojmë numërimin”, ekipi i Biden dënon deklaratën e Trump: E paprecedentë“Deklarata e Presidentit sonte në lidhje me përpjekjen për të mbyllur numërimin e votave të hedhura në mënyrë të rregullt ishte fyese, e paprcetedentë dhe e pasaktë.Kështu është shprehur menaxherja e fushatës së Joe Biden, Jen O’Malley Dillon në një deklaratë.“Ishte mizore sepse është një përpjekje e zhveshur për të hequr të drejtat demokratike të qytetarëve amerikanë. Ishte e pashembullt sepse asnjëherë më parë në historinë tonë një president i Shteteve të Bashkuara nuk është përpjekur të zhveshë zërin e amerikanëve në zgjedhjet kombëtare.Duke inkurajuar përpjekjet e Republikanëve në shumë shtete për të parandaluar numërimin ligjor të këtyre fletëve të votimit para Ditës së Zgjedhjeve, tani Donald Trump po thotë se këto fletëvotime nuk mund të numërohen as pas Ditës së Zgjedhjeve.Dhe ishte e pasaktë sepse nuk do të ndodhë. Numërimi nuk do të ndalet. Do të vazhdojë derisa të numërohet çdo votë e hedhur siç duhet. Sepse kjo është ajo që kërkojnë ligjet tona – ligjet që mbrojnë të drejtën kushtetuese të çdo amerikani për të votuar.”Ne përsërisim atë që tha Zëvendës Presidenti sonte, shtoi Dillon: “Donald Trump nuk vendos për rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Joe Biden nuk vendos për rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Populli Amerikan vendos përfundimin e këtyre zgjedhjeve. Dhe procesi demokratik duhet dhe do të vazhdojë deri në përmbylljen e tij.” 10:17 Vota me postë vendimtare për presidentin e 46-të në SHBAMundësia për të votuar në presidencialet amerikane nëpërmjet një dokumenti të dërguar me postë, në kohë pandemie, është bërë vendimtare për fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë të paktën 84 milion amerikanët që kanë zgjedhur këtë mënyrë.Polemika për votën me postë është zhvilluar në shumë fronte, me Biden që u bënte apel të gjithëve të votonin dhe Trump që e cilësonte një mënyrë për të manipuluar rezultatin përfundimtar.Ndërkohë që janë të shumtë shtetet ende të lëkundura, kandidati demokrat kërkon durim dhe pse flet për një rezultat pozitiv. por dhe presidenti amerikan Trump flet për fitore.

Një diferencë shumë e ngushtë siç ishte paralajmëruar, është ajo që ndan aktualisht Trump dhe Biden nga njëri tjetri. Të dy kandidatët kanë folur para mbështetësve të tyre, optimistë dhe të sigurtë për një fitore.

Biden në fjalën e tij të parë pas votimeve u shpreh se nuk mund ta vendosë as ai dhe as Trump se kush fiton në këto zgjedhje, pasi kjo përcaktohet vetëm nga populli.

Nga ana e tij Kreu i Shtëpisë së Bardhë Trump theksoi se ndodhet përpara rivalit demokrat dhe se nuk do të lejojë që të vjedhin zgjedhjet. Një deklaratë e bërë me anë të një mesazhi Twiter i cili është censuruar nga rrjeti social pasi nuk u konsiderua korrekt. menjëherë më pas Trump publikoi një mesazh tjetër duke thënë se ishte i bindur për fitoren.

Ndërkohë qindra njerëz janë mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë ku u regjistruan dhe disa përplasje mes mbështetësve të Trump dhe atyre që nuk e duan rizgjedhjen e tij. Mediat amerikane raportojnë për 3 të arrestuar.

Mbështetësit e Trump paralajmëruan se nuk do të lëvizin nëse ai nuk merr një mandat të dytë. biznese të ndryshme kanë marrë masat për trazira të mundshme duke mbuluar vitrina

09:45  Presidencialet në SHBA, Trump dhe Biden ndajnë shtetet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende në pritje të emrit të fituesit të zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht se secili kandidat shpreh optimizëm për fitore. Sipas të dhënave të deritanishme.Joe Biden, ka fituar deri më tani 238 vota elektorale, dhe Donald Trump  213.Trump fiton në Alabama, Arkansas, Florida, Ajdaho, Indiana, Ajouam Kansas, Kentaki, Luiziana, Misisipi, Misuri, Montana, Nebraska, Dakotë e Veriut, Ohajo, Oklahoma, Karolinë e Jugut, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksas, Jutah, Virxhinia Perëndimore, Uajoming.Bajden fiton në Kaliforni, Kolorado, Konektikat, Delauer, Hauaji, Ilinois, Merilend, Masacusets, Minesota, Nju Hempshajër, Nju Xhersi, Nju Meksiko, Nju Jork, Oregon, Ishulli Rod, Vermont, Virxhinia, Uashington, Distrikti i Kolumbisë, Arizona dhe Maine.Ndërsa pritet të  fillojë numërimi i votave në Pensilvani me 20 zgjedhës të mëdhenj, Karolinën e Veriut me 15 zgjedhës të mëdhenj, Nevada me 6 zgjedhës të mëdhenj dhe Micigan me 16 zgjedhës të mëdhenj.09:24 Biden thellon rezultatin, triumfon në ArizonaKa përfunduar numërimi i votave në shtetin e Arizonës, dhe fitues është shpallur Joe Biden. Duke u shpallur fitues, kandidati demokrat ka arritur të fitojë 11 vota elektorale.Pas fitores në Arizona, Biden potencialisht mund të kompensojë humbjen e Pensilvanisë dhe  të fitojë zgjedhjet nëse arrin të ruajë rezultatin e fitores në Wisconsin dhe Michigan.Fitorja e Biden në Arizona kufizon ndjeshëm rrugën e Donald Trump drejt fitores, një fakt që aleatët e presidentit duket se tashmë janë shumë të vetëdijshëm.09:21 Trump apo Biden? Si paraqitet situata elektorale deri më tani në SHBAGara presidenciale në SHBA mbetet ende shumë e ngushtë  për të shpallur fitore. Marrja e votave në Florida, Ohio dhe Texas i kanë mbajtur gjallë shpresat e Donald Trump për rizgjedhje, por shtetet kryesore si Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin mbeten ende shumë vota për t’u numëruar.Kurse, Biden, duke iu drejtuar mbështetësve sonte, tha, “Unë besoj se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje.”Trump nga na tjetër deklaroi fitoren, ndërsa shprehej se në vend po bëhet një mashtrim i madhe me votat me postë. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë rreth 30 minuta më parë, presidenti pretendoi fitoren në shtetet që ku ende ka shumë për të numëruar si  Georgia.Trump gjithashtu kërcënoi të sfidojë rezultatet e zgjedhjeve në gjykatën supreme.Republikanët duket se kanë gjasa të mbajnë kontrollin e Senatit. Pavarësisht shpresave të Demokratëve, Republikanët kanë fituar gara kryesore në Iowa, Montana dhe Karolina e Jugut, duke eliminuar gati çdo mundësi për ta.Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk janë duke performuar mirë, edhe pse pritet të mbajnë kontrollin e dhomës.09:10 Tensione gjatë zgjedhjeve në SHBA, protestuesit vërshojnë në rrugëMe mbylljen e votimeve dhe fillimin e numërimit të votave, rrugët e Uashington DC janë mbushur me njerëz që po protestojnë kundër Trump. Qindra marshuan gjatë Kapitolit,  duke bllokuar trafikun dhe duke përdorur edhe gaz lotsjellës.Disa brohorisnin: “Nëse nuk do të ketë  drejtësi, nuk do të ketë as paqe!”Demonstratat ishin kryesisht paqësore, por janë raportuar përplasje jashtë Shtëpisë së Bardhë. Tre persona u arrestuan njoftoi NBC Washington. Janë raportuar protesta edhe në Los Angeles, California; Raleigh, Karolina e Veriut; Portland, Oregon dhe New York.Përpara zgjedhjeve, qindra biznese në qytete anembanë SHBA-së mbyllën  dyert nga frika e trazirave pas rezultatit.08:29 Zgjedhjet presidenciale, ngushtohet diferenca mes Joe Biden dhe Donald TrumpGara në SHBA për zgjedhjet presidenciale sa vjen dhe bëhet më e ngushtë. Duket se ka një rezultat të dukshëm dhe tashmë edhe një diferencë shumë të vogël mes dy kandidatëve. Joe Biden, ka fituar deri më tani 220 vota elektorale, dhe Donald Trump  213.Biden ka fituar shtete si Virginia, Maryland, Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, New Mexico dhe Kolorado teksa kryeson dhe në Karolinën e Veriut, Kansas, Missouri, Minnesota.Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Ëyoming.Trump fitoi edhe në Texas dhe Pensilvani.

Trump dhe Biden duhet të marrin 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet në SHBA ndërkohë që projeksionet deri më tani nuk përcaktojnë një fitues për shkak të garës së ngushtë

8:25  Trump del para mbështetësve: Po bëhemi gati për një festë të madhe, s’na kapin dot
Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë duke folur para mbështetësve ndërsa procesi i numërimit vijon në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së tij, Trump falenderoi amerikanët për mbështetjen si dhe familjen e tij.Presidenti amerikan u shpreh se po ekipi i tij po bëhet gati për një festë të madhe ndërsa sipas tij, rezultatet janë fenomenale.Donald Trump u shpreh optimist se republikanët i kanë fituar tashmë zgjedhjet por edhe paralajmëroi se do të kërkojë nga Gjykata Supreme që të ndalojë procesin e numërimit të votave me postë.“Ky është një mashtrim i madh që bëhet në vendin tonë. Duam që ligji të përdoret siç duhet.”
06:46 Biden nga Delaware: Jemi në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjetKandidati demokrat për President të Amerikës, Joe Biden në një dalje televizive nga Wisconsin, të bërë pak minuta më parë u shpreh optimist se është në rrugën e duhur drejt fitores.Biden u shpreh se ndihet shumë mirë për rezultatet në Wisconsin dhe Michigan ndërsa deklaroi se demokratët do të fitojnë edhe në Pennsylvania.Joe Biden sugjeroi po ashtu se as ai as kundërshtari i tij Trump nuk duhet që ta deklarojnë fitoren.05:51 8+1/ Si është votuar në shtetet që përcaktojnë fituesin në SHBAJoe Biden ka një avantazh kundrejt Donald Trumpit sa i përket votës elektorale, ndërsa republikani gëzon numër më të madh të votës së qytetarëve.Gara është shumë e ngushtë mes tyre, ndërsa më herët u tha se vendimtare për të zgjedhur presidentin e ri të SHBA-ve do të jenë tetë shtete.Në një pjesë të tyre numërimi është thuajse në përfundim, ndërsa në disa të tjera vijon ende, raporton abcnews.al.FloridaKështu, Trump ka shpallur fitoren në Florida dhe atje duket se gjithçka ka mbaruar. Republikanët udhëheqin me 51.2 për qind të votave në Florida.Ky i fundit konsiderohet më i famshmi nga shtetet kyce dhe tashmë rezulton i fituar nga Trump.Georgia
Është konsideruar gjithashtu shtet kyç për të përcaktuar presidentin e ardhshëm. Georgia udhëhiqet aktualisht nga Trump, i cili ka marrë 54 për qind të votave kur janë numëruar 68 për qind e totalit të fletëve të votimit.Karolina e Veriut
Gara është shumë e fortë në Karolinën e Veriut. Trump udhëheq me një rezultat të ngushtë me 50.1 për qind të votave.ArizonaKy i fundit udhëhiqet nga Bideon me 53 për qind të votave. Ky rezultat bën që Biden të marrë 11 votat elektorale të këtij shteti.Michigan
Në Michigan rezulton fitues po ashtu Trump me 54.5 për qind të votave kur janë numëruar gati gjysma e tyre.Minnesota
Në Minnesota udhëheq Biden me 55% të votave dhe kur janë numëruar 60% e totalit të votave të përdorua, duket se në këtë shtet nuk do të ketë surpriza.Wisconsin
Trump udhëheq me 3 pikë para në Winconsin kundrejt Bideon duke marrë 51.5 për qind të votave kundrejt 46.9 që ka Biden. Në këtë shtet janë numëruar 73 për qind e votave.PensilvaniPensilvania, shtet i bregut lindor, është një objektiv i rëndësishëm për të dy kandidatët për shkak të 20 votave elektorale.
Ky shtet udhëhiqet tani nga Trump me 56%, ndërsa janë numëruar gjysma e votave.Esktra
Ohio nuk ka ndonjë peshë në përcaktimin e rezultatit për zgjedhjen e presidentit të SHBA-ve, por ka një vlerë simbolike. Nga eksperienca ka rezultuar se askush nuk është bërë president pa fituar në këtë shtet, ndërkohë që shteti ka nxjerrë deri më tani 6 presidentë të SHBA-ve, as asnjë tjetër.
Ohio udhëhiqet nga Trump me 53 për qind, ndërkohë që janë numëruar gati 90 % e votave.05:22 Bastionet mbajnë në lojë Biden, udhëheq kundër Trump në votë elektoraleJoe Biden është vetëm 52 vota elektorale larg fitores së zgjedhjeve. Sipas Foxnews, nga votat e numëruara deri tani, Biden ka fituar 218 vota elektorale, ndërsa shtetet kryesore që i kanë dhënë epërsinë janë bastionet, si California, Illinois apo New York. Megjithatë ende nuk ka përfunduar asgjë, edhe pse Trump ka 148 vota elektorale.Shtetet ku ka fituar Joe Biden sipas Foxnews

California 55 vota

Oregon 7

Washington 12

Colorado 9

Illinois 20

Virginia 13

New York 29

Vermont 3

New Hampshire 4

Massachusetts 11

New Mexico 5

New Jersey 14

District Of Columbia 3

Rhode Island 4

Connecticut 7

Delaware 3

Arizona 11

Maryland 10

05:17 Fillon numërimi në shtetin e madh, probleme për Trump

Joe Biden është në avantazh kundrejt Donald Trumpit sa i përket votave elektorale duke marrë 207 të tilla deri më tani, ndërsa rivali republikan ka 148.

Sëfundmi ka filluar numërimi në shtetin e Kalifornisë, i cili ka numrin më të madh të votave elektorale, plot 55 të tilla duke.

Kalifornia njihet si një shtet i majtë dhe nuk ka surprizuar edhe kësaj radhe ku deri më tani rezulton se Biden ka marrë 66.2 për qind të votave.

Trump ka fituar aktualisht Floridan, një shtet i konsideruar kyç. Po ashtu, republikanët janë në avantazh në Karolinën e Veriut.

Ndërkohë, Biden ka fituar thellë në Neë York, Connecticut, Delaëare,Maryland, Neë Jersey dhe Massachusetts. Kandidati duhet të marrë 270 zgjedhës elektoralë që të shpallet fitues i garës për Presidentin e SHBA-ve

05:00 Nuk bëhesh President po s’fitove në Ohio, Trump përmbys Biden

18 vota elektorale për Donald Trump. Duket se do të mbetet vetëm në ëndërr triumfi i Joe Biden në Ohio, që është një traditë republikane, por që kandidati demokrat shpresoi që ta thyente.

Traditat mund të prishen“. Kështu iu përgjigj Joe Biden atyre që e pyetën për rezultatin e votimit në Ohio, pak pas mbylljes së qendrave të votimit. Por kur janë numëruar 91% e votave, Trump kryeson me 52% duke përmbysur Biden.

Asnjë kandidat në histori nuk është bërë President pa fituar Ohion, që është shteti i vetëm që ka nxjerrë gjashtë presidentë.

04:40 Biden po fiton në shtetin “kyç”
Rezultati është tepër i ngushtë mes Joe Biden dhe Donald Trump në SHBA, kur vijon ndërkohë numërimi me ritme të shpejta. Republikanët kanë çimentuar fitoren e shtetin e rendësishëm të Floridas duke marrë 29 votat elektorale aty, ndërsa janë në avantazh të lehtë në Karolinën e Veriut ku raportohet numërimi i gati 90 për qind të votave. Trump udhëheq edhe në Georgia, një tjetër shtet i rendësishëm duke marrë 55.6 për qind të votave.Vlen të theksohet fakti se Biden ndërkohë është në avantazh në shetin kyç të Arizonës duke fituar 54.9 për qind të votave kundrejt 43.8 për qind që ka Trump.Arizona ka 11 vota elektorale dhe nëse rezultati vijon kështu ato kalojnë të gjitha në favor të Biden.Biden ka fituar thellë në New York, Connecticut, Delaware,Maryland, New Jersey dhe Massachusetts. Ndërkohë, Trump ka ngushtuar rezultatin sa i përket votës elektorale duke marrë 115 zgjedhës, ndërsa Biden ka 129 të tillë. Kandidati duhet të marrë 270 zgjedhës elektoralë që të shpallet fitues i garës për Presidentin e SHBA-ve.
03:20 Donald Trump shpall fitoren në Florida
Donald Trump shpall fitoren në Florida. Kur janë numëruar 99% e votave, Trump udhëheq me 51% të votave. Stafi i presidentit aktual ka shpallur fitoren në Florida. Florida ka 29 vota elektorale.
02:47 “Çmenduri” në Teksas: Biden udhëheq kur janë numëruar më shumë se gjysma e votave
Numërimi i votave vijon me shpejtësi. Ndërkohë që kandidatët janë me vota thuajse të barabarta në Florida, një rezultat i çuditshëm është duke dalë në Teksas, një shtet i njohur historikisht si mbështetës i republikanëve. 

Kështu, në këtë shtet janë numëruar 55% e votave dhe Biden udhëheqe me 50.8 për qind kundrejt Trumpit, raporton abcnews.al.

Mbeten për tu numëruar një numër i madh votash, megjithatë duhet theksuar se ky është një rezultat i çuditshëm edhe pse paraprak, pasi Teksasi njihet si një shtet ku republikanët fitojnë thellësisht.

01:45 Trump apo Biden? Guvernatori i Pensilvanisë: Merrni frymë thellë…sot nuk ka fitues
Pritet që të ndodhë ajo që ishte paralajmëruar, sot nuk do të kemi rezultat në Pensilvani.Guvernatori i Pensilvanisë, demokrati Tom Wolf, u bëri thirrje të gjithëve që presin “me durim” dhe të marrin “frymë thellë”.“Për të numëruar këtë numër të jashtëzakonshëm të votave mund të duhet më shumë se në të kaluarën. I inkurajoj të gjithë të marrin frymë thellë dhe të jenë të durueshëm” tha ai.Deri tani në Pensilvani janë numëruar vetëm 3% e votave dhe përpara është Biden.

00:57 Numërohen votat e para: Trump apo Biden, kush udhëheq?
Pas Exit Polleve, ka filluar sëfundmi edhe numërimi i votave të para në SHBA.Siç raporton WP, në shtetin e Indianas janë numëruar deri më tani 6 për qind e votave dhe rezulton se Trump ka marrë 55.3 për qind të tyre, ndërsa Biden ka marrë 43 për qind.Me këtë rezultat Trump del fitues dhe merr 11 votat e elektorale të këtij shteti.
Pritet që në minutat në vijim të fillojë numërimi dhe nxjerrja e rezultateve edhe në shtetet e tjera.

00:56 Plani “djallëzor” i Trump vë në lëvizjet mediat ndërkombëtare: Po mendohet shmangia e trazirave

Të gjitha redaksitë e lajmeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për një natë të paqëndrueshme zgjedhore pasi raportohet se Donald Trump ka planifikuar të shpallë fitoren të martën para se të përcaktohen rezultatet nga shtetet që vendosin fatin e betejës.

Synimi i raportuar i presidentit për të bërë një fjalim të parakohshëm – dhe potencialisht të rremë – të fitores, ka provokuar një debat të ashpër gazetaresk. Kanalet televizive ishin nën presion për të transmetuar një ngjarje të tillë me arsyetimin se është “lajm”, ndërsa janë të vetëdijshëm se kjo paraqet dezinformim të rrezikshëm që mund të nxisë dhunën në të gjithë kombin dhe të minojë procesin demokratik.

Një përplasje e tillë e përgjegjësive do të ishte një kulm i vrullshëm në marrëdhëniet jashtëzakonisht të tensionuara të mediave amerikane me Trump gjatë katër viteve të fundit.

Nëse Trump do të përpiqej të bënte një marifet të tillë “fitore” do të dëgjohej me dyshimin e pamëshirshëm se ai ka mbjellë për muaj me radhë rreth zgjedhjeve, me pretendime të përsëritura false, se votimi përmes postës është i mbushur me mashtrim. Komentet e tij duket kanë për qëllim të krijojnë iluzionin se zgjedhjet po i vidhen në shtete të tilla si Pensilvania.

00:46 Zgjedhjet në SHBA, bankieri shqiptaro-amerikan zbulon në ABC për kë ka votuar

Bankieri shqiptaro-amerikan Richard Lukaj ka zbuluar në një lidhje për ABC se ka votuar për kandidatin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ai tha se njeh personalisht Biden ndërsa shtoi se ai do të japë një kontribut të vlefshëm për të unifikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë kam votuar para dy javësh fizikisht. Unë kam votuar për Biden. Unë mund të them që në fund kam vlerësuar se kjo zgjedhje ka një vlerësim shumë të madh.

 Unë e njoh personalisht Biden. Besoj që duhet të ketë më shumë njerëz me karakterin e Biden. Besoj se do ketë një rol të domosdoshëm për të unifikuar shtetet e bashkuara të Amerikës”, tha Lukaj për ABC.

00:43 Pjesëmarrja në SHBA drejt rekordit shekullor, Biden: Ohio? Traditat mund të prishen

Pjesëmarrja në zgjedhje në SHBA mund të thyejë një rekord shekullor. “Ne po shkojmë drejt një pjesëmarrje rekord në Shtetet e Bashkuara, më e larta në mbi një shekull” tha një zyrtar nga Universiteti i Floridas. Më shumë se 101 milionë amerikanë votuan vetëm para Ditës së Zgjedhjeve, përfshirë mbi 65 milionë me postë.

Ndërkohë që rezultati pritet të ketë vonesa. Alyssa Farah, një zëdhënëse e Presidentit Trump, tha se Shtëpia e Bardhë pret disa vonesa në rezultate. “Konkretisht në Pensilvani”. Një nga shtetet vendimtare për fituesin është Ohio.

Një traditë republikane, por që Biden shpreson që ta thyejë. “Traditat mund të prishen“. Kështu Joe Biden iu përgjigj atyre që e pyetën për rezultatin e votimit në Ohio, një shtet republikan dhe thelbësor për garën për Shtëpinë e Bardhë të çdo kandidati konservator.

00:33 Votimet drejt mbylljes, Trump: Jemi mirë në të gjithë vendin, faleminderit

Vjen reagimi i Donald Trump pas daljes së exit-poll-eve të para. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Trump shkruan se parashikimet janë të mira në të gjithë vendin.

“Ne po shohim se jemi me të vërtetë mirë të gjithë vendin. FALEMINDERIT” shkruan ai ndërsa pret mbylljen e qendrave të votimit në disa shtete.

00:20 Ku po e ndjek rezultatin e zgjedhjeve? Shtëpia e Bardhë: Trump është në humor të shkëlqyeshëm

Presidenti Donald Trump rezultatin e zgjedhjeve do ta presë në Shtëpinë e Bardhë së bashku me stafin dhe familjen.

Shefja e Komunikimit, Alyssa Farah u shpreh “Presidenti do të jetë duke parë rezultatet me ndihmësit dhe anëtarët e familjes. Ai ishte i ngazëllyer. Trump është në humor të shkëlqyeshëm” tha ajo. Farah tha se Shtëpia e Bardhë po pret disa vonesa në rezultate “veçanërisht në Pensilvani”.

Farah paralajmëroi se Trump do të bëjë një dalje publike nga Shtëpia e Bardhë këtë mbrëmje. Të pranishmit në Shtëpinë e Bardhë, tha Farah, “do të testohen dhe do t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës”.

00:19 Dalin rezultatet e para të Exit Poll-it: Për kë votuan amerikanët?

Kanë dalë rezultatet e para të Exit Polleve në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Exit Pollet janë për ata që kanë votuar deri në në 17:00 me orën lokale të New Yorkut.

Siç bën me dije CNN, në shtetin e Indianas 66.5  për qind e qytetarëve të pyetur kanë votuar për Trump, kurse 31.5 për qind për Biden.

Ndërkohë, në Kentucky, 67.5 për qind janë shprehur se kanë votuar për Trump dhe 31.1 theksuan se votën e hodhën për Biden.

Vlen të theksohet se në zonat rurale udhëheq Trump me 68.3 për qind të votave, kundrejt 29.8 të Biden.

Rezultatet e Exit Poll-it të parë

Indiana

Donald Trump – 66.5 %

Joe Biden –  31.5 %

Kentucky

Donald Trump – 67.5 %

Joe Biden – 29.8 %

Mësohet se 53 për qind e atyre që janë pyetur ishin gra dhe 47 për qind ishin burra.

65 për qind e atyre që janë përgjigjur ishin të bardhë, 13 për qind latinë, 12 për qind të bardhë, etj.

Pjesa më e madhe e atyre që janë përgjigjur i përkasin moshës mes 45 deri 64 vjeç.

38 për qind janë përgjigjur se ishin demokratë, 35 për qind republikanë dhe pjesa tjetër janë përgjigjur se janë të pavarur.

Pritet që në vijim të dalin projeksionet për shtetet e tjera.

23:58 Publikohet sondazhi paraprak: Biden kryeson, por çfarë ndodhi me Clinton në vitin 2016

Joe Biden po kryeson sondazhet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Por sipas The Guardiankjo nuk garanton fitoren e tij. Media ndërkombëtare shkruan se Hillary Clinton kishte epërsi të qartë ndaj Trump në sondazhet përgjatë gjithës fushatës së vitit 2016 por përfundoi në dizavantazh.

Gjashtë nga tetë shtetet në të cilat u përqendrua The Guardian ishin ato që iu kthyen Trumpit në 2016 pasi mbështetën Barack Obamën në 2012.

Sondazhet – veçanërisht në disa prej shteteve të lëkundura – nënvlerësuan rëndë mbështetësit e Trump në 2016.

23:14 Zgjedhjet në SHBA, Exit Poll-et e para, ku bazohen amerikanët për votën e tyre

Kanë dalë rezultatet e para të Exit Polleve në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Siç raporton CNN, 34 për qind e amerikanëve që votuan sot theksuan se çështja më e rëndësishme është ekonomia, kurse 21 për qind theksuan se problemi më i madh është racizmi, kurse pandemia radhitej si problemi i tretë më i rëndësishëm.

Ndërkohë, të pyetur se cili duhej të ishte prioriteti më i rëndësishëm i Presidentit, 52 për qind kanë theksuar se ishte përballimi i Pandemisë, kurse 48 për qind janë shprehur se ishte ringritja e ekonomisë.

Të pyetur se si po e përballon qeveria pandeminë, 48 për qind shprehen mirë dhe 52 për qind shprehen se po e menaxhon keq.
22:27 Biden: Nëse zgjidhem, do të jem president i të gjithëve

Joe Biden kandidati demokrat për president të SHBA ka deklaruar se do të jetë president i të gjithëve nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ai i bëri komentet para mbështetësve të tij në Filadelfia të Pensilvanisë.“Ju premtoj, edhe pse garoj si demokrat krenar, nëse më zgjidhni mua, unë do të jem një president amerikan. Nuk do të ketë shtete të kuqe, ose të kaltra, vetëm Shtete të Bashkuara të Amerikës”, tha Biden.

Ndërsa presidenti Donald Trump, i cili garon për mandatin e dytë, tha më herët se fushata e tij ka parë ndryshime të jashtëzakonshme gjatë javës së fundit të cilat sinjalizojnë rizgjedhjen e tij. “Mendoj se do të kemi një natë të mrekullueshme, por është politikë, janë zgjedhje dhe nuk e dini kurrë”.

22:20 Trump apo Biden? Kalifornia drejt rekordit historik të pjesëmarrjes në zgjedhje

Amerika po voton për të zgjedhur presidentin e 46-të. Më shumë se 100 milionë amerikanë votuan përpara 3 nëntorit për të shmangur grumbullimet për shkak të pandemisë. Në Kaliforni pritet që të shënohet një rekord përsa i përket pjesëmarrjes.

“12 milionë kalifornianë votuan përpara Ditës së Zgjedhjeve. Miliona të tjerë do të drejtohen sot në votime. Mos ndaloni, Kaliforni – vazhdo këtë pjesëmarrje historike” shkruan kandidatja për n/presidente nga demokratët Kamala Harris.

Ndërkohë që një zyrtar amerikan, Paul Mitchell u shpreh se Kalifornia mund të vendosë një rekord absolut historik me pjesëmarrjen në zgjedhje. “California është në rrugën e duhur për të vendosur një rekord për numrin e votave të hedhura. 100% ne do të vendosim një rekord në numrin e përgjithshëm të votave të hedhura në një zgjedhje në Kaliforni

22:19 “Qëndroni në shtëpi të sigurt”, telefonata që alarmoi SHBA ditën e zgjedhjeve! FBI nis hetimet
FBI po heton thirrjet robot që janë raportuar në ditën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA që nxisin votuesit të “qëndrojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë të sigurt”.
Zyrtari i Lartë i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike tha se këto janë thirrje që përsëriten në çdo zgjedhje dhe se FBI po ndjek këtë rast.“Thirrjet e kësaj natyre ndodhin çdo zgjedhje dhe kështu që unë mendoj se ajo që do të ishte më e dobishme është përsëritja e këtij mesazhi për publikun amerikan se … ato ndodhin çdo cikël zgjedhor. Ki kujdes nga njerëzit që po përpiqen të të frikësojnë, të minojnë besimin tënd”, u shpreh ai.Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit të Ajovës Kevin Hall konfirmoi për CNN se zyra ka ndarë informacione me FBI në lidhje me këtë thirrje të regjistruar. Ai gjithashtu përcolli informacionin në Divizionin e Shtetit të Qendrës së Inteligjencës, e cila mbështet zbatimin e ligjit. “Grupi i Gjurmimit të Industrisë të USTelecom po gjurmon në mënyrë aktive këto thirrje”, tha Brian Weiss, zëdhënësi i USTelecom për CNN.
22:13 Zgjedhjet presidenciale në SHBA, kur do të kemi rezultatin?

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahen sot zgjedhjet presidenciale. Qytetarët amerikanë do të zgjedhin mes republikanit, Donald Trump i cili garon për një mandat të dytë dhe demokratit Joe Biden.

Ndërsa kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e procesit të votimit, pyetja është: Kur do të kemi një rezultat?

Rezultati zakonisht publikohet natën e zgjedhjeve, kur zakonisht ka mjaft vota për të konfirmuar një fitues.

Në vitin 2016, Donald Trump u ngjit në skenën në Neë York rreth orës 03:00 me kohën lokale për të mbajtur fjalimin e tij të fitores përpara një turme mbështetësish të gëzueshëm.

Por është e rëndësishme të mbahet mend se ky është një vit si asnjë tjetër, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Zyrtarët tashmë po paralajmërojnë se mund të duhet të presim më gjatë, ndoshta ditë, madje javë, për rezultatin këtë vit për shkak të një rritjeje të fletëvotimeve postare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Herën e fundit që rezultati nuk ishte i qartë brenda pak orësh ishte në vitin 2000, kur fituesi nuk u konfirmua derisa të merrej një vendim i Gjykatës Supreme një muaj më vonë.

21:37 Zgjedhjet, Donald Trump e pranon: Humbja nuk do të ishte e lehtë

Donald Trump ka pranuar se humbja e presidencës amerikane nuk do të ishte “e lehtë”, pasi votuesit drejtohen në qendrat e votimit në orët e fundit të zgjedhjeve historike.

Republikani tha që ai ende nuk kishte menduar për një lëshim ose fjalim fitoreje, pasi iu drejtua anëtarëve të partisë në selinë e tyre në Arlington, Virginia.

Ndërkohë, sfiduesi demokrat Joe Biden u kthye në shtetin e tij në Pensilvani në një përpjekje të fundit për të fituar për ta kthyer shtetin blu dhe për të korrur 20 votat e tij të kolegjit elektoral.

Ai vizitoi shtëpinë tij të fëmijërisë, ndërsa shkroi: “Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë”.

Tani amerikanëve u kanë mbetur vetëm disa orë për të vendosur nëse do të rizgjedhin Trump apo ta bëjnë atë presidentin e parë me një mandat që kur George HW Bush nuk arriti të fitojë katër vjeçarin e dytë më 1992.

21:05 Zgjedhjet në SHBA, sondazhi: Trump kryeson në katër shtetet “kryesore”

Sipas një sondazhi të publikuar në Independent, presidenti Donald Trump po kryeson në katër shtetit kryesore në SHBA. Sipas gjetjeve të RealClearPolitics Biden mban kryesimin në disa shtete më të vogla si Arizona, Florida dhe Pensilvani.

Kandidati republikan sipas gjetjeve të sondazhit kryeson në Iowa me 2 pikë, në Georgia me 1 pikë, në Karolinën e Veriut me 0.2 dhe Ohio me 1.4.Analistët politikë theksojnë, megjithatë, se studimi i RealClearPolitics nuk jep një pasqyrë të ekuilibruar të klimës elektorale, pasi ajo mbështetet në të dhëna kryesisht nga Georgia dhe Ohio.

20:48 Donald Trump: Amerikanët duhet të kenë fituesin në ditën e zgjedhjeve
Procesi i votimit në SHBA vijon prej disa orësh, por kandidati republikan Donald Trump e ka bërë paralajmërimin e tij.“Amerikanët kanë të drejtë të njohin fituesin në ditën e zgjedhjeve, tha Donald Trump gjatë një vizite në selinë e Partisë Republikane në periferi të Uashingtonit.“Ne kemi të drejtë të njohim fituesin më 3 nëntor,” tha presidenti republikan në një deklaratë në Arlington.Pjesëmarrja e madhe e votuesve amerikanë me fletëvotimet mund të vonojë numërimin e votave dhe për këtë arsye shpalljen e rezultateve.
19:59 Shqiptarët në SHBA, Frederik Ndoci për ABC: Do votoj Donald Trump, Biden sjell regres

Artisti i njohur Frederik Ndoci i cili prej vitesh jeton në SHBA ka shprehur hapur mbështetjen ndaj presidentit Donald Trump në zgjedhjet e sotme. Në një lidhje ABC Radar me Jonida Shehun, Ndoci tha se edhe në rast se Trump nuk do shpallej fitues jeta do të vazhdonte, por tha se triumfi i Biden do të sillte regres në SHBA.

“Kam grupin tim nga Shqipëria, kemi votuar për Donald Trump. Nuk do mërzitesha nëse do fitonte Biden. Sepse jam më i sigurt se treçereku i botës. Do bëhet një Amerikë e dytë Kina sipas të majtëve. Ndërsa këtu do shpërbëhet gjithçka. Mua nuk më vjen keq. Sepse ka vdekur Jezus Krishti dhe është ringjallur. Ka vdekur Nënë Tereza dhe nuk ka marrë fund bota. Trump kurrë nuk ka thënë se nuk i njohë rezultatet.

 Brenda 10 orësh do të marrim vesh rezultatin. Biden sjell vetëm regres që botës nuk i intereson më. Në vitet 90 pothuajse 80% e shqiptarëve që erdhën në Amerikë ishin fëmijët e atyre që ishin në diktaturë. Ndërsa ata që kanë mbetur atje janë në krye të qeverisë. Prandaj të gjithë janë të majtë”, u shpreh Ndoci.

18: 35 Biden vizion shtëpinë ku lindi, lë shënimin: Nga këtu, në Shtëpinë e Bardhë
“Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë. Joe Biden 11-3-2020”.  Ky është shënimi që la kandidati demokrat Joe Biden në shtëpinë e tij ku u rrit në Scranton, Pennsylvania.

Biden la shënimin e tij në murin e shtëpisë, ndërsa amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit për ti dhënë SHBA-së presidentin e ri.

Kandidati demokrat për president kaloi fëmijërinë e tij në Scranton para se të transferohej në Delaware kur ishte 10 vjeç pasi babai i tij humbi punën në zonë.

Ai ka vizituar në mënyrë të përsëritur shtëpinë e tij të fëmijërisë dhe kur u ndal në  vitin 2008 si i nominuar për nënkryetar, pronari aktual i kërkoi Biden të nënshkruante në mur në dhomën e tij të vjetër.

“Unë jam në shtëpinë e vjetër”, shkroi Biden në murin e banesës në vitin 2008.

18:30 Zgjedhjet në SHBA, bizneset përgatiten për trazira! Vendosin fasadat mbrojtëse nga uraganet

Pronarët e dyqaneve në SHBA po përgatiten për trazira pas zgjedhjeve presidenciale që kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit me orën amerikane. Ata kanë vendosur dërrasa dhe fasada të ngjashme me ato për mbrojtjen nga uraganet.

Frika e tyre lidhet me trazirat e dhunshme që u krijuan disa muaj më parë nga protestat e dhunshme që shpërthyen pas vdekjes së George Floyd.

Shqetësimi për kontestimin e mundshëm të rezultatit të zgjedhjeve ka shtuar frikën për tregjet financiare pasi të hënë indekset kryesore amerikane përmbysën kursin pas rënies së madhe të javës së kaluar.

Në vitin 2000, një debat i nisur për rinumërimin e votave në Florida rriti pasigurinë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe tregjet financiare u dëmtuan.

Brian Gardner, shefi strateg i politikës në Uashington në bankën e investimeve parashikon një fitore të Biden, por paralajmëroi se pyetjet në lidhje me rezultatin dhe çdo shpërthim dhune mund të shkaktojnë një rënie më të madhe këtë herë se në vitin 2000.

18:15 Melania Trump voton në Florida

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të martë po zhvillohen zgjedhjet presidenciale për zgjedhjen e shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë.

Kutive të votimit i është drejtuar edhe zonja e parë Melania Trump, e cila votoi në një nga zonat elektorale të Floridas.

Në një proncim të shkurtër për mediat ajo ka theksuar se vota e saj shkoi për një djalë të quajtur Trump.

Unë votova për një djalë të quajtur Trump”, është shprehur ajo.

Ndërkohë presidenti Trump votoi javën e kaluar në West Palm Beach, në votimin para-zgjedhor.

Florida e cila përmban 29 vota elektorale, është shtet mjaft i rëndësishëm për të dy kandidatët e veçanërisht për kandidatin republikan.

Presidenti në detyrë këtë të martë është shprehur se do të fitonte këto zgjedhje.

18:01 Sfidon Trump: Do deklaroj fitoren vetëm kur të ketë një të tillë

Në SHBA mbahen sot zgjedhjet presidenciale më polemizuese në histori. Republikani Donald Trump dhe demokrati Joe Biden garojnë për shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Teksa procesi i votimit ka filluar, Presidenti Trump tha se ai do të deklarojë fitoren “vetëm kur të ketë fitore.”

“Nuk ka asnjë arsye për të luajtur lojëra. Unë e shikoj atë si një shans shumë, shumë të fortë për të fituar këtu. Nuk e di se si ata i vlerësojnë shanset,” tha Trump në “Fox & Friends” gjatë një interviste telefonike.

Me zërin e tij dukej i gërvishtur pas një tubimi natën vonë në Michigan, Trump tha se planifikoi thirrje të mëtejshme telefonike sot më vonë për njerëz “shumë besnikë” dhe një vizitë në selinë e fushatës së tij.

“Ka qenë një vrapim i shkëlqyeshëm, tre javë të pabesueshme”, tha Trump. Ai e quajti shtrirjen e tij të fundit të fushatës “emocionale” duke e ditur se mund të ishte hera e tij e fundit si kandidat.

17: 48 Presidencialet në SHBA, radhë të gjata në Pensilvani për të votuar

Në SHBA mbahet sot zgjedhjet presidenciale më polemizuese në dakada. Qytetarët amerikanë do të zgjedhin shefin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa gara është e fortë mes presidentit aktual, i cili kërkon një mandat të dytë, republikanit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden.

Amerikanët kanë nisur të hedhin votën e tyre në kuti. Në lagjen Pittsburgh të Garfield, Pensilvani filloi të krijohej radhë jashtë qendrës së votimit para agimit.

Votuesit të cilët sapo ishin ngritur nga shtrati i tyre prisnin në të ftohtë që dyert të hapeshin në orën 7:00 të mëngjesit (lokale).

Por votuesit amerikanë kanë energji dhe dëshirojnë të bëjnë të ditur pikëpamjet e tyre, shkruan SkyNews, përcjell abcnews.al.

Gati 100 milion votues kanë hedhur votat e tyre të parakohshme, një rekord për votimin e hershëm në Amerikë.

Ndërsa kjo është ndoshta pritej mes pandemisë rritet edhe numri i njerëzve që votojnë me postë. Mediat raportojnë se ekziston një ndjenjë që amerikanët janë më të angazhuar se kurrë në politikën gjithnjë e më të polarizuar të vendit.

17:35 Biden e nis ditën me vizitën në varrin e djalit të ndjerë

Amerikanët u janë drejtuar kutive të votimit këtë të martë, ku pritet që të zgjedhin presidentin e tyre të ri mes shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump dhe rivalit i tij është demokrati Joe Biden.

Biden ditën e zgjedhjeve e ka nisur me një vizitë në varresat e disa familjarëve të tij.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kandidati demokrat së bashku me bashkëshorten e dytë, Jill, ka vizituar dy varreza të ndryshme familjare.

Ai në fillim ishte në një kishës lokale, Shën Jozef në Brandywine të Delawares, ku ka varrosur gruan e tij të parë dhe vajzën e mitur, të cilët vdiqën pas një aksidenti automobilistik në vitin 1972.

Ndërsa më pas 77-vjeçari ka vizituar varrin e djalit të ndjerë, Beau, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015 në moshën 46 vjeçare.

Në këtë garë Trump po përpiqet të sigurojë një mandate të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, me shpresën se do ta shmangë shndërrimin në presidentin e parë në detyrë që humb rizgjedhjen që prej George W Bush në 1992. Sondazhet paraprake i japin epërsi kandidatit demokrat, Joe Biden 77 vjecar, që nëse zgjidhjet në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të jetë presidenti më i moshuar që merr postin në SHBA pas vetë Trumpit

15:51 Amerikanët votojnë sot, por si e presin rezultatin Trump dhe Biden

Për kandidatët dhe mbështetësit e tyre, dita e zgjedhjeve sjell pa dyshim ankth dhe emocione. Kur qendrat e votimit mbyllen, pritja fillon.

Presidenti Donald Trump do të kalojë ditën në Shtëpinë e Bardhë, duke dhënë intervista, por edhe ndoshta duke parë zhvillimin e ngjarjeve.

Një intervistë telefonike në një nga emisionet e edicioneve të lajmeve të Trump, Fox & Friends, është planifikuar për ditën e nesërme.

Dita e zgjedhjeve mund të jetë një ditë  pushimi për punonjësit e fushatës së presidentit, i cili mbajti 14 tubime në tre ditët e fundit. Të martën në mbrëmje, Trump do të organizojë një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë. Trump pa dyshim se do të jetë i shoqëruar edhe nga zëvendëspresidenti, Mike Pence, i cili do të jetë së bashku me familjen e tij.

Joe Biden, ndërkohë, do të kalojë pjesën më të madhe të ditës së zgjedhjeve duke u përpjekur të bindë të votojnë amerikanët e pavendosur në Pensilvani, një shtet kyç. Ish-nënpresidenti do të do të përpiqet të bindë gjithashtu votuesit në vendlindjen e tij të fëmijërisë, Scranton dhe në Filadelfia.

Më pas do të udhëtojë drejt shtetit të Delawares, ku do të presë  rezultatin e zgjedhjeve më të rëndësishme në jetë.

Biden do të mbajë një fjalim nga Wilmingtoni, Delaware. Në skenë, së bashku me të do të jetë edhe gruaja e tij, Jill Biden, si dhe kandidatja për zëvendëspresidente, Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Douglas Emhoff.

Me një rritje si asnjëherë më parë të fletëvotimeve me postë këtë vit për shkak të pandemisë dhe disa shtete ligjërisht të paafta për të nisur numërimin e votave para Ditës së Zgjedhjeve, nuk ka gjasa që të  shpallet fituesi në Natën e Zgjedhjeve.

Tani çdo gjë  është në duart e votuesve amerikanë.

14:23 Trump dhe Biden optimistë për fitoren, demokrati paralajmëron fundin e Trump

Në apelin e fundit drejtuar amerikanëve Joe Biden dhe Donald Trump, janë shfaqur optimistë dhe të sigurte për fitoren. E nëse demokrati paralajmëron fundin e kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë ky i fundit premton mandatin e dytë me çdo kusht.

“Eshtë koha që Donald Trump të bëjë gati valixhet dhe të kthehet në shtëpi. I kemi dhënë fund kaosit”. Më këto fjalë Joe Biden mbylli takimin e fundit elektoral në Ohajo, duke u shfaqur optimist në garën e tij për në Shtëpinë e Bardhë.

Por Donald Trump e mendon shumë më ndryshe dhe në Uiskonsin premton: Ne jemi shumë mirë dhe do të fitojmë.”

Presidenti amerikan Trump u shfaq shumë i sigurte duke përsëritur se do të fitojë gjithsesi pavarësisht çdo gjëje që është bërë për të fundosur.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i referohet çështjes së Russiagate dhe hetimeve të kryeprokurorit Muller për lidhjet mes fushatës së tij elektorale të 2016-ës dhe Moskës, dhe përpjekjeve për të hequr nga posti i presidentit.

Muller gjeti shumë lidhje mes qeverisë ruse dhe fushatës së Tramp por nuk arriti të vendosë se kishte një plan të Moskës për të ndërhyrë në zgjedhje.

Trump mbyll fushatën e tij në Michigan, në të njëjtin vend ku mbylli takimet elektorale dhe në vitin 2016.

14:10 Amerikanët u drejtohen qendrave të votimit me maska, bizneset marrin masa sigurie

Amerikanët nisët votimin mëngjesin e së martës, në një ditë zgjedhjesh si asnjë tjetër.

Mes tyre qëndron rreziku i koronavirusit dhe mundësisë për dhunë në një nga garat më polarizuese presidenciale në SHBA, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al

Në dhe rreth qendrave të votimeve në të gjithë vendin, përkujtuesit e një viti zgjedhor të kushtëzuar nga pandemia, trazirat civile dhe militantët partiakë përshëndetën votuesit, megjithëse më shumë se 90 milion fletëvotime janë dorëzuar tashmë në një valë të paparë votimesh të parakohshme.

Pjesa më e madhe e votuesve është paraqitur me maskë në qendra votimesh, me ose pa zgjedhjen e tyre, ndërsa virusi po përhapet me shpejtësi në shumë pjesë të vendit.

Në Atlanta, Georgia, një numër i madh votuesish u vunë në radhë para lindjes së diellit në Parkun e Piemonteve.

13:23 Trump përballë Biden, hapen qendrat e votimit në SHBA

Qendrat e votimit u hapën sot për zgjedhjet presidenciale amerikane, ku garojnë presidenti aktual, Donald Trump, i cili po kërkon një mandat të dytë, dhe rivali i tij, demokrat, Joe Biden.

Disa nga shtetet kryesore në bregun lindor i hapën qendrat e votimit në orën 11:00 GMT si Nju Jorku, Nju Xhersi, Konektikati dhe Meini.

Fshatrat Dixville Notch dhe Millsfield në New Hampshire tashmë kanë njoftuar rezultatet e tyre, me Biden që fiton pesë vota në Dixville Notch dhe Trump 16 vota në Millsfield.

Vendvotimet u hapën në mesnatë (05:00 GMT) në dy fshatrat pranë kufirit kanadez, të cilat kanë ruajtur traditën që nga viti 1960, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit këtë vit.

Më pas, votimet do të hapen në gjashtë zona kohore në 50 shtetet pjesëmarrëse në zgjedhje. Procesi zgjedhor do të mbyllet në Alaska. Në të gjithë vendin, rreth 100 milionë persona kanë votuar tashmë, përmes votimit postar.

Në vitin 2016, gati 140 milionë amerikanë votuan gjithsej dhe vëzhguesit spekulojnë se pjesëmarrja e votuesve të këtij viti mund të thyejë rekorde.

Me Biden që kryeson vazhdimisht sondazhet, madje edhe në shtetet vendimtare, Trump, po lufton për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë pas katër viteve të trazuara në detyrë.

Rezultati, megjithatë, është larg të qenit i sigurt.

Zgjedhësit nga të gjitha shtetet po votojnë për një numër çështjesh të tjera, duke përfshirë 35 vende të Senatit, të gjithë Dhomën e Përfaqësuesve, zyra të shumta shtetërore dhe lokale dhe një mori referendumesh për çështjet politike, deri tek e taksat dhe ligjet kundër drogës.

Vëmendje e madhe është përqendruar në shtetet kyçe Pensilvania dhe Florida, shtete që duket se janë të ndara në gjysmë dhe kanë peshë të konsiderueshme në Kolegjin Zgjedhor.

Në garën për presidencën, vota popullore kombëtare nuk është ajo që ka rëndësi.

Përkundrazi, secili shtet merr një numër votash elektorale bazuar në madhësinë e popullsisë së tij: fituesi duhet të marrë shumicën, dhe disa shtete kryesore pritet të përcaktojnë rezultatin.

Për shumë votues, çështjet kryesore në zgjedhje janë pandemia, ekonomia dhe kujdesi shëndetësor, së bashku me fusha më specifike siç janë të drejtat dhe kontrolli i armëve, mjedisi dhe aborti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!