Biden kryeson në Michigan për herë të parë

schedule15:29 - 4 Nëntor, 2020

schedule 15:29 - 4 Nëntor, 2020

Associated Press ka përpiluar votat deri më tani dhe sipas rezultatit të marrë, Biden kryeson në Michigan për herë të parë pavarësisht se me një rezultat të ngushtë.

Vlen të theksohet  fakti që i nominuari demokrat ka fituar shtete në të cilat Trump ka udhëhequr më përpara.

Pavarësisht nga epërsia e lehtë e Biden, gara mbetet shumë e ngushtë për t’u parashikuar. Michigan mund të jetë thelbësor në përcaktimin se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al