Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE vlerëson ecurinë ekonomike/ Progresraporti: Rritje e qëndrueshme, ndikoi turizmi dhe punësimi

schedule15:05 - 5 Nëntor, 2026

schedule 15:05 - 5 Nëntor, 2026

Bashkimi Europian vlerëson ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në progres raportin e fundit theksohet se në muajt e parë të vitit 2026 aktiviteti ekonomikmbeti rezistent përballë vështirësive të jashtme, ku PBB-ja regjistroi një normë vjetore rritjeje prej 3,7% ndërsa borxhi publik ka vijuar uljen.Në progres raporti theksohet se turizmi vazhdoi të mbështeste ecurinë ekonomikë të vendit. Sipas raportit të Be konsumi përfitoi nga rritja e ndjeshme e pagave dhe  rritja e punësimit veçanërisht në sektorin e shërbimeve  ndërsa inflacioni vijon të mbetet në nivele të  moderuara. Tregu i punës tregoi përmirësime në tremujorin e dytë të vitit 2026 ndërsa edhe pagat regjistruan rritje.

Po ashtu BE thekson se Shqipëria ka pasur përparim  në modernizimin e pagesave dhe qëndrueshmërinë bankare .Vecohet mbështetja sidomos për ndërmarrjet e vogla e të mesme që synon të përmirësojë qasjen në kredi për NVM-të, veçanërisht në bujqësi – një sektor që përbën vetëm 2% të kredive për bizneset. Në kuadër të kësaj skeme, 250 milionë euro financim kanalizohen përmes bankave tregtare dhe mbështeten nga një garanci shtetërore prej 30 milionë eurosh.Megjitahtë në raport theksohet se Shqipëria duhet të vijoj reformat  kundër ekonomisë informale evazionit

Komisioni Europian  kërkon më shumë reforma për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke evidentuar mangësi në funksionimin e Autoritetit Kombëtar të  Ushqimit dhe kontrollet e produkteve ushqimore, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike. Në progress rapor vlerësohen edhe investimet për ndërlidhjen e vendit me rajonin apo vendet e Be. Shqipëria vazhdoi investimet e saj publike në infrastrukturë, kryesisht rrugë, por edhe hekurudha. Është bërë përparim në autostradat kryesore si Autostrada Adriatiko-Joniane dhe Korridori VIII, të cilat janë pjesë e rrjetit trans-evropian të transportit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!