Donald Trump: Amerikanët duhet të kenë fituesin në ditën e zgjedhjeve

schedule20:48 - 3 Nëntor, 2020

schedule 20:48 - 3 Nëntor, 2020

Procesi i votimit në SHBA vijon prej disa orësh, por kandidati republikan Donald Trump e ka bërë paralajmërimin e tij.

“Amerikanët kanë të drejtë të njohin fituesin në ditën e zgjedhjeve, tha Donald Trump gjatë një vizite në selinë e Partisë Republikane në periferi të Uashingtonit.

“Ne kemi të drejtë të njohim fituesin më 3 nëntor,” tha presidenti republikan në një deklaratë në Arlington.

Pjesëmarrja e madhe e votuesve amerikanë me fletëvotimet mund të vonojë numërimin e votave dhe për këtë arsye shpalljen e rezultateve. g.v/abcnews.al