Vijon numërimi në tre shtetet vendimtare, si qëndrojnë Trump dhe Biden deri më tani

schedule09:06 - 5 Nëntor, 2020

schedule 09:06 - 5 Nëntor, 2020

Gara për Shtëpinë e Bardhë vijon të jetë shumë e ngushtë për të shpallur apo parashikuar një fitues. Numërimi vijon në shtetet e “fushës së betejës” si Georgia, Arizona dhe Pennsylvania.

Ndërkohë, qarku më i madh në Arizona sapo ka përfunduar numërimin e pjesës së dytë të votave, siç u tha të mërkurën mbrëma, duke e tkurrur epërsinë e Joe Biden atje me pak më shumë se 10,000 vota.

Totali i azhurnuar i votave i lëshuar nga Maricopa County pas orës 2:30 të mëngjesit tregojnë Biden me 912,585 vota dhe Trump me 838,071. Më herët, Maricopa, qarku më i populluar i shtetit, po raportonte 887,457 vota për Biden dhe 802,160 për Trump.

Njoftimi erdhi ndërsa zyrtarët e qarkut Maricopa u detyruan të mbyllnin ndërtesën e zyrës zgjedhore në Phoenix për publikun për shkak të protestave në rritje pro-Trump jashtë.

Aktualisht, rezulton se në Arizona janë numëruar 86 për qind të votave. Ndërsa, Biden deri më tani numëron 253 vota elektorale, kurse Trump 214 të tilla. s.b/abcnews.al/