Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati ndaj Ervis Martinajt dhe vrasja e Erigers Mihasit/ SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit, kërkon 16 vite burg

schedule15:44 - 5 Nëntor, 2026

schedule 15:44 - 5 Nëntor, 2026

SPAK ka dhënë pretencën për dy të akuzuarit për sigurimin e kushteve për vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin.

Sipas pretencës së SPAK, Leonard Duka dhe Drianto Bardhi akuzohen se kanë siguruar kushtet për vrasjen e Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur, dhe Erigers Mihasit, i cili u vra në një atentat.

Kjo çështje është një fraksion i dosjes së njohur si “Revanshi”, në kuadër të së cilës u zbardhën mijëra komunikime të shkëmbyera përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC.



Ndërkohë, Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg, si kreu i grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!