Biden thellon rezultatin, triumfon në Arizona

schedule09:24 - 4 Nëntor, 2020

schedule 09:24 - 4 Nëntor, 2020

Ka përfunduar numërimi i votave në shtetin e Arizonës, dhe fitues është shpallur Joe Biden.

Duke u shpallur fitues,  kandidati demokrat ka arritur të fitojë 11 vota elektorale.

Pas fitores në Arizona, Biden potencialisht mund të kompensojë humbjen e Pensilvanisë dhe  të fitojë zgjedhjet nëse arrin të ruajë rezultatin e fitores në Wisconsin dhe Michigan.

Fitorja e Biden në Arizona kufizon ndjeshëm rrugën e Donald Trump drejt fitores, një fakt që aleatët e presidentit duket se tashmë janë shumë të vetëdijshëm./abcnews.al