Zbardhet dëshmia e 25 vjeçarit në Durrës: Pse sulmova me thikë prindërit

schedule14:46 - 21 Qershor, 2018

schedule 14:46 - 21 Qershor, 2018

25 vjeçari Hajri Neziri i cili plagosi me thikë dy prindërit e tij të moshuar ka treguar para hetuesve, cili ka qenë shkaku i konflikteve të vazhdueshme mes tyre, deri kur ndodhi ngjarja. Ai tha se është shumë i penduar për këtë akt.

Me prindërit u prish çdo gjë që kur u prezantova vajzën të cilën tani e kam të fejuar. Ata nuk e donin, dhe në shtëpi bëhej shpesh sherr. Kështu u tha hetuesve Hajri Neziri djali që sulmoi me thikë babain dhe nënën e tij të cilet përfunduan me plagë të rënda në spitalin e Durrësit.

Sipas 25 vjeçarit prindërit nuk ishin dakord me vajzën që unë doja. Por përveç kësaj isha dhe i papunë. Momentin kur qëlloi me thikë prindërit 70 vjeçar Destan dhe Hasije Nezirin, në shtëpi ishte dhe e fejuara e tij.

Sherri kishte marrë përmasa të ashpra, u tha djali hetuesve i cili ndjehet i penduar për humbjen e kontrollit. Ngjarja ndodhi pasditen e mërkurë në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, kurse të premten Hajri Neziri do të dalë për masë sigurie. /abcnews.al