“Boll pushova, kam rigjetur energjitë e munguara”, Cech gati të rikthehet

schedule09:56 - 3 Nëntor, 2020

schedule 09:56 - 3 Nëntor, 2020

Peter Cech vendosi të tërhiqet 29 majin e vitit të kaluar. Ish-portieri i famshëm çek (124 ndeshje me kombëtaren) i kaloi tek Arsenali katër sezonet e fundit të karrierës, teksa ka luajtur edhe me ekipe si Chelsea, Rennes dhe Sparta Prague.

38-vjeçari po mendon rikthimin e bujshëm në fushat e blerta, diçka që e konfirmon në një prononcim për Daily Mail. “Ka më shumë se një vit që jam tërhequr, por kam pushuar mjaftueshëm.

Ky pushim më ka rikthyer energjitë e duhura dhe trupi im e ka marrë veten pas 20 viteve që kam luajtur si profesionist. Nëse do të krijohen kushtet e duhura, jam gati të rikthehem në fushë“, deklaron Cech. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!