Në spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 35 pacientë me koronavirus, 23 prej të cilëve janë në oksigjeno-terapi. Gjashtë pacientë të cilët janë në oksigjeno-terapi janë në gjendje më të rëndë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë raportoi se numri i përgjithshëm i rasteve pozitivë ka arritur në 20,179 , ndërsa 688 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë 15,611 persona janë shëruar dhe 3,800 persona janë aktivë.
/abcnews.al/

