51 viktima dhe 896 të plagosur nga tërmeti në Turqi, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

schedule09:25 - 1 Nëntor, 2020

schedule 09:25 - 1 Nëntor, 2020

Numri i viktimave nga  tërmeti shkatërrues në Turqi ka shkuar tashmë në 51. Lajmin e ka bërë të ditur zv/presidenti i vendit Fuat Oktay ndërsa të plagosurit deri më tani janë 896.

Një total prej 831 pasgoditjesh u regjistruan më tej në rajon. Kurse, Oktay njoftoi po ashtu se të paktën 26 ndërtesa të dëmtuara rëndë kanë nevojë për shembje urgjente.

Zv/presidenti i Turqisë shtoi po ashtu se vijojnë intesivisht operacionet e kërkim-shpëtimit në 26 zona. Doğanlar, Yağcılar Emrah (2 ndërtesa) Yılmaz Erbek dhe Barış Sitesi (2 ndërtesa) ku vazhdojnë të punojnë me 2,076 personel. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!