Ministria e Kulturës miratori projektin e Bashkisë së Lezhës për të ndërhyrë në vendvarrimin e Skënderbeut me qëllim restaurimin e plotë të tij. Sipas përgjegjësit të Muzeut priten ndërhyrje të atilla që do të sjellin ndryshime të mëdha.
Vendvarrimi i Gjergj Kastriotit nuk do të jetë më kështu. Ndryshime thelbësore priten brenda 6 muajve të ardhshëm.
Ministria e Kulturës ka mbështetur projektin e Bashkisë Lezhë për rikonstruksionin e plotë të këtij objekti me rëndësi të madhe kombëtare, punimet e të cilit parashikojnë dhënien e një pamjeje tjetër pjesës muzeale.
Pas 37 vitesh, kjo është ndërhyrja e parë e këtyre përmasave në vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë. Bashkia kishte kërkuar vazhdimisht që objekti të merrte trajtim të veçantë. Përgjegjësi i muzeut, Paulin Zefi, thotë se do të preken të gjithë elementët përbërës, por duhej t’i jepej rëndësi edhe gërmimeve arkeologjike.
Pavarsisht kontratës, punimet në zonën muzeale të Lezhës ku përfshihet edhe restaurimi i plotë i vendvarrimit të Skënderbeut do të përfundojnë më shpejt. Kjo për t’u dhënë mundësi vizitorëve dhe turistëve që të marrin sa më shumë kujtime nga ky objekt historik.
Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri
/abcnews.al