Paraditja këtë të diel në Kosovë mbetet me kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas herëshme. Por, sipas Meteoalb, pasditja sjell shpeshtim të vranësirave dhe shira të izoluar në territorin e vendit.
Ndërsa, moti i kthjellët do të dominojë Europën Lindore dhe Gadishullin Iberik. Po ashtu Europa Jugore mbetet në ndikimin e kthjellimeve. Kurse Brigjet e Deti të Zi , Qendra dhe Ishujt Britanikë vijojnë me vranësira të dendura dhe shira të rrëmbyeshëm. /abcnews.al/