Manchester City ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Filip Stevanovic. Sulmuesi i krahut të majtë do të transferohet në Premier League në janar, kur të hapet merkato.
18-vjeçari, pasi spikati me Partizan Beograd dhe Serbinë U21, bën hapin e madhe në karrierë dhe tani e pret një aventurë e re dhe normalisht më e vështirë. Në Manchester mes yjeve duhet të tregojë se sa vlen.
Official. Filip Stevanovic joins Manchester City from Partizan on a permanent deal. Final fee will be €8m with add ons. ? #MCFC https://t.co/orWQSMany1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 31, 2020
Stevanovic i ka kushtuar “Qytetarëve” 8 milion euro dhe klubi serb mund të përfitojë edhe më shumë para në të ardhmen, përmes klauzolave të përfshira në marrëveshje nga menaxheri me origjinë shqiptare, Fali Ramadani. /abcnews.al


