Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sezoni turistik fluks vizitorësh në Parkun e Apollonisë në Fier

schedule13:17 - 18 Qershor, 2018

schedule 13:17 - 18 Qershor, 2018

Këtë sezon turistik është regjistruar që në nisje fluks në Parkun e Apolonisë në Fier. Vizitorë të huaj e vendas e shohin këtë territor një vend me informacion, por edhe për qetësi e ajër të pastër.

“Ajër i pastër, më mirë s’ka ku të vejë”

I kthyer në një oaz qetësie e paqe shumë njerëz vrapojnë të kalojnë orët aty. Kanë marrë me vete zgara, mblidhen, gatuajnë dhe argëtohen. Thonë se natyra është e bukur e ajri i pastër.

Interesi për parkun apollonian rritet çdo ditë.  Sipas të dhënave më të fundit në 8100 ka shkuar numri i turistëve të huaj që e kanë vizituar vetëm në muajin maj Parkun Arkeologjik të Apolonisë.  Sipas drejtueses së këtij parku, Ornela Durmishaj pjesa më e madhe  vizitorëve vijnë nga Evropa Perëndimore.

“Edhe lindja e largët dhe e Mesme ka filluar të jetë një nga pikat që vizitohet, si japoznezët dhe izraelitët që janë në rritje”.

Vetëm një vit më parë, në muajin maj të vitit 2017 Apoloninë e vizituan vetëm 2900 turistë. Kjo për shkak edhe të rrugës së dëmtuar, e cila këtë muaj është rehabilituar totalisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!