Franca ka raportuar 523 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Ky është bilanci më i lartë që vendi regjistron që nga 22 prilli, sipas Reuters që citon të dhënat nga ministria e shëndetësisë në vend.
Të dhënat e të martës, përfshijnë edhe vdekjet e ndodhura në spitale, të cilat raportohen çdo ditë, dhe 235 në shtëpitë e të moshuarve në katër ditët e fundit.
Po ashtu, ministria e Shëndetësisë raportoi edhe 33,417 raste të reja me Covid-19 në 24 orë, krahasuar me 26,711 që u regjistruan të hënën dhe 52,010 të dielën.
Brenda ditës,148 pacientë u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv, një rënie e lehtë nga 186 të sëmurë të raportuar të hënën.
Në total, vendi numëron rreth 1.2 milion të infektuar dhe 35,541 viktima nga Covid-19. s.b/abcnews.al/