City në lot, 17-vjeçari s’e përballon depresionin dhe i jep fund jetës

schedule14:39 - 26 Tetor, 2020

schedule 14:39 - 26 Tetor, 2020

Manchester City në zi. Jeremy Wisten luante si mbrojtës dhe kishe kohë që ndodhej në depresion. Adoleshenti, i cili është një prodhim i akademisë së klubit anglez, nuk e ka përballuar më gjendjen e krijuar dha i ka dhënë fund jetës.

Vetëvrasja e lojtarit të lindur në Malawi, i cili ndërpreu kontratën kohë më parë me klubin ishullor, ka rënë si një rrufe në qiell të hapur për “Cityzens”, duke shkaktuar pikëllim dhe trishtim të madh.

Familja e Manchester City është e trishtuar prej lajmit për vdekjen e lojtarit tonë të akademisë, Jeremy Wisten. I dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjes së tij. Mendimet tona janë me ju në këto momente të vështira“, lexohet në komunikatën zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!