Brenda 24 orëve të fundit policia e Kosovës ka vendosur 894 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat anti-COVID që u vendosën nga institucionet shëndetësore.
Ndërsa, 663 masa administrative janë vendosur për shkelësit e rregullave të trafikut.
Ndërkaq,më tej policia ka njoftuar edhe se në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve janë shkaktuar 21 aksidente me të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale.
Gjatë këtij 24 orëshi, policia e arrestoi 28 persona dhe 18 të tjerë janë shoqëruar.