Tentoi të përdhunonte italianen në makinë, dënohet me rreth 6 vite burg shqiptari

schedule11:29 - 25 Tetor, 2020

schedule 11:29 - 25 Tetor, 2020

Policia italiane ka vënë në pranga një 56 vjeçar shqiptar i cili akuzohet për dhunë seksuale ndaj një gruaje.

Mediat vendase bëjnë me dije se ndalimi i 56 vjeçarit shqiptar banues në provincën e Chieti në Itali, pas një urdhër arresti nën akuzën e dhunës seksuale.

Ndërkohë shqiptari rezulton se ka qenë dhe më parë i dënuar në vendin fqinj për lëndë narkotike. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në vitin 2015 kur shqiptari mori në makinë një grua dhe është përpjekur që të abuzojë seksualisht me të.

Hetimi zbuloi se burri kishte puthur dhe mbërthyer gruan në mënyrë të pavullnetshme, por pas disa përpjekjeve ajo kishte mundur që të shpëtonte nga dhuna e shqiptarit.

Ndërkohë pas procesit gjyqësor dhe tre niveleve të gjykimit, shqiptari i u shpall fajtor dhe do të duhet të vuajë një dënim prej 5 vjet e 6 muaj në qeli. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!