Dy politikanë norvegjezë propozojne kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, si kandidat për çmimin Nobel të Paqes. Ky propozim vjen pas angazhimit të tij për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut përmes takimit historik dhe marrëveshjes me Kim Jong-un.
Presidenti Donald Trump është kandiduar për çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në arritjen e marrëveshjes për deneuklarizimin e gadishullit Korean.
Lideri amerikan është kandiduar nga dy anëtarë të Partisë së Progresit të qeverisë norvegjeze. Christian Tybring–Gjedde dhe Per-Ëilli Amundsen kanë deklaruar se Trump ka hedhur një hap shumë të ëndësishëm drejt çarmatosjes, paqes dhe bashkëpunimit mes koresë së veriut dhe asaj të Jugut, sipas mediave lokale të raportuara nga Associated Press.
Muajin e kaluar, 18 ligjvënës republikanë i dërguan një letër komitetit të Nobelit për futjen e emrit të Trump në listën e kandidaturave për çmimin e paqes.
I pyetur nëse mendon se e meriton këtë çmim Trump ka deklaruar se të gjithë mendojnë kështu, por ai vetë nuk do e thonte kurrë.
Afati i kandidimeve për këtë vit ka përfunduar me muajin Janar, ndaj propozimi do të jetë i vlefshëm për vitin e ardhshëm. Një numër rekord prej 330 personash janë nominuar për çmimin e vitit 2018.
Ky nominim e vendos Trump kah liderëve të tjerë të kandiduar në të shkuarën si presidenti rus, Vladimir Putin dhe ish-lideri kuban, Fidel Castro. Nëse fiton, Trump do t’i bashohet paraardhësit të tij Barack Obama në marrjen e këtij çmimi nderi./abcnews.al