Humbja e dytë radhazi në kampionat për Atalantën e Berat Gjimshitit (titullar si gjithmonë). Djemtë e Gian Piero Gasperinit vinin në takimin e sotëm shtëpiak ndaj Sampdorias pas triumfit me “poker” në Champions League në mesjavë.
Gjithsesi, miqtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, realizuan tri herë me anë të Fabio Quagliarellës, norvegjezit Morten Thorsby dhe çekut Jankto, teksa humbën edhe një penallti në pjesën e parë.
Zikaltrit u zgjuan vonë dhe goli i Duvan Zapatës me penallti në minutën e 80-të, nuk shërbeu për të evituar disfatën. Të dy skuadra numërojnë nga 9 pikë dhe renditen në vendin e tretë dhe të katërt. /abcnews.al
Serie A, java e pestë
Atalanta-Sampdoria 1-3
(Zapata (pen) 80′ / Quagliarella 13′, Thorsby 59′, Jankto 90+2′)