El Clasico nuk parashikohet asnjëherë. Një ndeshje mes dy skuadrave më të mira në botë, që sot po luhet pa praninë e tifozëve. Gjithsesi spektakli nuk mungon, madje që nga fillimi të ndeshjes, me dy skuadrat që kanë gjetur rrugën e rrjetës.
https://twitter.com/FTTV20/status/1320003902960435206?s=20
Real Madrid ia ka dalë të shënojë pas pesë minutash lojë me anë të mesfushorit Valverde, i cili ka ndëshkuar portierin Neto pas asistit të bukur të Karim Benzema.
WHAT A PASS FROM MESSI, ANSU FATI SCORES 1-1 ? pic.twitter.com/mAsHxEQ5B9
— MC (@CrewsMat19) October 24, 2020
Avantazhi i kampionëve në fuqi të Spanjës zgjati vetëm tre minuta. Katalanasit u hodhën në sulm, asist i Jordi Alba dhe finalizim i Ansu Fati, i cili bëhet futbollisti më i ri që shënon në një El Clasiso. /abcnews.al/