Një makinë u përfshi nga flakët, ndërsa ishte duke lëvizur në autostradën Fier –Vlorë. Sipas dëshmitarëve, shoferi ka vënë re tymin që dilte nga pjesa e përparme dhe më pas ka ndaluar makinën tip Fiat Punto në anë të autostradës, ku dhe u largua menjëherë. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe zjarrfikëset që lokalizuan dhe më pas zhuan zjarrin. Nuk dihet shkaku i këtij zjarri, por po punohet për zbardhjen e ngjarjes, njoftoi policia./abcnews.al
Makina përfshihet nga flakët në lëvizje
schedule08:40 - 14 Qershor, 2018
schedule 08:40 - 14 Qershor, 2018