TIRANË– Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh se protesta e kësaj të shtune kishte intensitet të ulët, në krahasim me atë të dy javëve më parëm ku u rrezikua dhe jeta e efektivëve. Ai theksoi se Policia e Shtetit sot u vetëmjaftuar, duke përdorur vetëm topa e ujit, pa pasur nevojë të vinte në dispozicion mjetet e tjera për të frenuar turmën agresive.
Eksperti i ftuar në “Breaking News” se Policia ka shtuar mjetet e veta, për të përballuar me sukses çdo veprimi të dhunshme që mund të vijë nga protestuesit.
“Nuk pati përplasje apo intensitet të sulmeve që kemi parë dy javë përpara. Kjo kishte intensitet më të ulët. Policia ishte më e vetëpërmbajtur. Policia është vetëmjaftuar vetëm me topat e ujit. Nga ana e protestuesve ka qenë djegia e koshave dhe goditja me llastiqe. Protestuesit duhet të kuptojnë se pas përplasjeve të mëdha që pati dy javë më përpara, Policia ka sot në dispozicion edhe mjete të tjera të vetëmbrojtjes dhe shpërndarjes së turmave, por dhe mjete për identifikimin dhe ndjekjen e personave keqbërës.”, tha ai.
Sipas Karamuços, grupi i dhunës që shfaqet në çdo protestë duhet ta kuptojë se kjo qasje nuk do t’i dërgojë askund. Sipas tij, rruga e dialogut është strategjia më e mirë për të gjitha palët pasi dhuna shtoi ai prodhon vetëm dhunë.
“Ka një vetëpërmbajtje edhe nga protestuesit për shkak të masave që ka miratuar shteti shqiptar. Ka një grup aty brenda protestës. Ata persona duhet të vetëpërjashtohen dhe të zgjedhin një rrugë tjetër. Rruga e dialogut është rrugë më e lehtë. Dhuna sjell vetëm dhunë”, tha ai./abcnews.al


