Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pse Berisha braktisi protestën e vet? Leka: Ka humbur 200 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e fundit

schedule17:37 - 31 Tetor, 2026

schedule 17:37 - 31 Tetor, 2026

TIRANË– Partia Demokratike thirri sot protestë kombëtare në mbështetje të studentëve, por pjesëmarrja e tyre në bulevard ishte krejtësisht modeste. Analisti Martin Leka, i ftuar në “Breaking News” u shpreh  se vetë Sali Berisha duhet t’i printe protestës dhe jo të mos merrte pjesë, siç bëri këtë të shtunë.

Ai theksoi se Sali Berisha e di shumë mirë që mbështetja e tij në elektorat ka pësuar një tkurrje të madhe, në krahasim me mbështetjen që ka patur në zgjedhjet e 2025. Sipas tij, Berisha dhe Partia Demokratike ka humbur rreth 200 mijë vota, krahasuar me zgjedhjet e fundit.

“Berisha duhet t’i dalë në ballë protestës së vetë dhe të mos e përziejë protestën e vet me atë të Arlind Qorit, Shehajt apo Lapajt. Berisha, përveç kompleksit, i di shumë mirë edhe sondazhet se sa mbështetës ka. Edhe në të ashtuquajturën protestën kombëtare, u pa se sa pak njerëz ka. Këta njerëz ka pasur gjithmonë pas vetes Sali Berisha.



Ata që i quan gjoja studentë, janë pikërisht militantët e vjetër të PD-së. Kjo ishte një farsë e vetme për të bërë të mundur sikur studentët janë përkrahës të protestës. Ai ka mbetur në atë nivel mbështetjeje që ka pasur dhe ka shkuar gjithnjë në rënie. Berishës i kanë ikur 200 mijë vota nga ato që ka pasur në zgjedhjet e fundit. Ky është një alarm i madh për të dhe për opozitën në tërësi”, theksoi ai.

Ai theksoi se partitë e vogla janë “sponsorë” kryesorë të protestës në Tiranë dhe fati i saj tashmë dihet.

“Partitë e vogla janë sponsorë të vërtetë të protestës, kjo tregon që protesta është në shuarje, është drejt fundit”, tha ai.

Analisti komentoi dhe aktet e dhunshme të kryera në protestë. Sipas tij, Policia e Shtetit duhet të identifikojë këto elementë keqbërës dhe t’i dërgojë ato para drejtësisë. Madje, Leka tha se ata gjyqtarë, që lirojnë këta persona, të cilët janë kapur duke ushtruar dhunë në protestës duhen shkarkuar urgjentisht nga detyra.

“Fakti që vetëm pak njerëz, një grusht njerëzish që bëjnë veprimet e dhunshme, ku arma e vetme e tyre janë gurët, mjetet rrethanore, molotovët, llastiqet me sfera qelqi, që në fakt janë armë të ftohta që shkaktojnë dëme të konsiderueshme, jo vetëm ndaj policisë, por dhe ndaj protestuesve. Policia duhet t’i identifikojë dhe t’i arrestojë. Nuk duhen lejuar këta elementë të tillë keqbërës. Ata që lirojnë keqbërësit , të shkarkohen urgjentisht”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!