Një breshkë, rreth 45-vjeçare ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit në Vlorë.
Bëhet fjalë për një breshkë të llojit Kareta–Kareta, me një peshë rreth 40 kilogramë, e pa asnjë lloj dëmtimi.
Ajo ka ngjallur mjaft interes, pasi një specie e tillë, është e rrallë, si në Adriatik ashtu dhe në Jon.
Peshkatari Sherif Durmishi thotë se pritet mbërritja e specialistëve të zonave të mbrojtura, për ta matrikulluar dhe lëshuar sërish në det./abcnews.al