PD për prishjen e teatrit: Rama hartoi projektligj të posaçëm

schedule13:15 - 10 Qershor, 2018

schedule 13:15 - 10 Qershor, 2018

Kryeministri Edi Rama hartoi një projektligj të posaçëm që synon të shpëtojë nga hetimi përgjegjësit e atyre që kanë planifikuar shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave. Denoncimin në emër të Partisë Demokratike e bëri Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Kulturës, Albana Vokshi.

“Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të vecantë negociimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qëdra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi. Projektligji bie ndesh me Kushtetutën, ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, si dhe ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.Duke qenë se ka paracaktuar fituesin, Edi Rama nuk mund të kërkojë as konsensusin dhe as të realizojë një procedurë konkurruese ligjore, për këtë arsye propozon ai shkel kushtetutën, shkel ligjet me këtë projektligj të posaçëm, duke e shndërruar Kuvendin në noter të një marrëveshje korruptive dhe klienteliste të tij me një subjekt privat”./abcnews.al