Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elozhet për Pogba, Deschamps: Lider dhe vendimtar, ndër më të mirët e Francës

schedule22:26 - 15 Tetor, 2020

schedule 22:26 - 15 Tetor, 2020

Didier Deschamps ka besim të madh te Paul Pogba. Në fitoren 1-2 të mbrëmjes së kaluar ndaj Kroacisë në Zagreb, trajneri i Francës e aktivizoi mesfushorin vetëm në minutën e 74-t, kjo për shkak se sa është rikthyer nga një dëmtim.

Trajneri i kampionëve të botës thur elozhe për lojtarin e Manchester United dhe shpreson që ai të kthehet sa më shpejt në formën më të mirë fizike. “Pogba është një lider, e ka aftësinë të shfaqet vendimtar dhe të marrë skuadrën përdore.

Paul është padyshim një nga lojtarët kryesorë të kombëtares tonë. Ka kaluar momente shumë të vështira, por e ka kapacitetin për t’u kthyer në formën e tij më të mirë.

Ia del të bëjë diferencën me pasimet që dhuron për shokët e skuadrës. Ka rënë disi në aspektin e driblimit të lojtarëve kundërshtarë, por ka aftësi fantastike për lojën e futbollit“, deklaron Didier Deschamps. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!