Facebook merr virus, postimet private bëhen publike

schedule15:18 - 8 Qershor, 2018

schedule 15:18 - 8 Qershor, 2018

Facebook ka pranuar se është goditur nga një virus nga 18 deri në 27 maj. Në këtë kohë, janë bërë publike të gjitha postimet e përdoruesve. Në këtë ngjarjen janë përfshirë deri në 14 milionë përdorues të Facebook.

Facebook ka njoftuar se për shkak të një virusi që ndikon në softuer, disa postime të publikuara nga përdoruesit me disa kufizime të privatësisë, në fakt janë bërë publike ose të dukshme për të gjithë. Problemi ndodhi gjatë disa ditëve në maj dhe përfshiu deri në 14 milionë përdorues. Kompania thotë se problemi është zgjidhur. Në këtë mënyrë, Facebook vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas skandalit të autorizimit të dhënë për Cambridge Analytica për përpunimin e të dhënave private për 87 milionë përdorues të rrjetit social.

Gabimi i ri ndodhi ndërsa platforma po punonte në një mënyrë të re për të ndarë disa elementë të profilit të përdoruesit, siç janë fotot. Problemi ka goditur rrjetin social në përgjithësi nga 18 dhe 27 maji, por Facebook ka arritur që të heqë virusin që prej 22 majit. Megjithatë ka pasur nevoje për 5 ditë më shumë që t’i bëjë të gjitha mesazhet private, ose që të shikoheshin vetëm nga miqtë.

“Kemi zgjidhur këtë problem dhe do të informojmë të gjithë personat e përfshirë duke i kërkuar që të rishikojnë cdo postim të bërë në atë periudhë kohe”, shkruhet në një shënim të shefit të privatësisë së Facebook, Erin Egan. Ky i fundit ka konfirmuar se virusi nuk ka përfshirë asnjë përmbajtje të shpërndarë përpara kohës kur ka prekur rrjetin social. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!