Kreu i qeverisë ka njoftuar ditën e sotme se nga fillimi i vitit të ardhshëm nafta dhe karburanti për prodhimet bujqësore do të jepe falas. Rama tha se fermerët do të pajisen me një kartë dhe do duhet të jenë të pajisur me nipt. Kryeministri theksoi se çdo fermer që ka tokë në pronësi të tij apo me qira, do mund përfitojë nga kjo skemë e cila sipas përllogaritjeve pritet të përfshijë rreth 70 mijë sipërmarrës.
“Jemi në kushtet kur mund të ndërhyjnë dhe do të ndërhyjmë me një regjim të ri për karburantin për prodhimin bujqësor. Do të heqim akcizën taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit. Do të ulim çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën do të llogaritet sasia e karburantit që i nevojitet.
Për atë do të llogaritet vlera fiskale e cila do të konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thashë, të naftës që do jepet falas përmes një karte të veçantë për fermerët. Çdo fermer që ka tokë është përfitues i kësaj skeme duke u siguruar të ketë niptin e fermerit dhe të bëjë aplikimin online për naftën falas. Sot ne besojmë që menjëherë skema mund të përfshijë rreth 70 mijë fermerë të regjistruar dhe potenciali është për të shkuar më tej. 47 mijë prej tyre e kanë niptin“, tha Rama./mv. abcnews.al