Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, beson se Lionel Messi do të qëndrojë dhe për shumë vite të tjera me katalanasit. Kujtojmë që këtë verë ishte argjentinasi ai që kërkoi largimin, por në fund ai nuk u largua. Madje Puyol ishte ndër të parët që e uroi sulmuesin për zgjedhjen e tij edhe pse ajo nuk u finalizua.
“Si çdo tifoz as unë nuk e imagjinoja largimin e Messit, por ky është futbolli. Në fund ai vendosi që të qëndronte. Kohët e fundit ai është shprehur se është i motivuar dhe kërkon të fitojë trofe dhe le të shpresojmë që ai të qëndrojë me ne dhe për shumë vite të tjera. Leo është një aset i madh për La Ligën, pasi është më i miri në botë,” deklaroi spanjolli për gazetarët.
“Pak a shumë ashtu ishte dhe situata ime. Në vitin 2014 pas dëmtimit që pësova unë kisha shumë oferta nga klube italiane dhe angleze, por zgjodha që të varja këpucët në gozhdë. E dëshiroja shumë një transferim tek Milani, pasi Maldini ka qenë idhulli im. Kuqezinjtë do të ringrihen shumë shpejt dhe do ta lenë pas këtë momentë të vëshirë të viteve të fundit. Do të kisha qenë i lumtur nëse do ta kisha mbyllur karrierën time në Itali,” mbyll Puyol. /abcnews.al