Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Joesph: Shqipëria, në rrugën e duhur drejt BE/ Profesori amerikan: Mund të mbyllë kapitujt e negociatave brenda vitit

schedule21:38 - 1 Shtator, 2026

schedule 21:38 - 1 Shtator, 2026

Serbia është faktori kryesor i destabilizimit brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për ABC News, profesori Amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ish i dërguari i SHBA për luftërat në Ish-Jugosllavi, Edward P. Joseph, komentoi raportimet e fundit të mediave Serbe se Shqipëria kishte sulmuar Kibernetikisht Malin e Zi, një deklaratë kjo e mohuar nga Podgorica Zyrtare. Joseph deklaroi se përmes të tilla veprimeve Serbia synon të shkaktojë trazira dhe të mos lejojë Malin e Zi t’i bashkohet Bashkimit Europian.

“Mendoj që ka prova të qarta që tregojnë se Serbia përmes medias tregojnë narrative dhe gjëra që të rrëzojnë imazhin e Malit të Zi përpara Perëndimit dhe të krijojnë një situatë negative. Është shumë e qartë që Serbia përpiqet të krijojë tensione mes serbëve dhe Malit të Zi dhe serbëve të Malit të Zi, që të ndikojnë në integrimit e Malit të Zi. Kryeministri Spaiç po e drejton gishtin qartazi drejt Serbisë”, tha Edward P. Joseph.

Edward Joseph komentoi edhe sulmet hibride dhe kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Profesori Amerikan deklaroi se Teherani po shënjestron Shqipërinë si aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera Europiane, por mbi të gjitha në këtë moment pasi vendi ynë po bëhet gati të presë edhe Samitin e NATO-s.

“Patjetër që Shqipëria ka qenë pjesë e sulmeve hibride, por këto nuk mund të krahasohen me sulmet hibride në Malin e Zi, sepse serbët kërkojnë ndasi. Shqipëria ka qenë target i sulmeve serioze nga Irani, për shkak se ka një marrëdhënie shumë të mirë me SHBA dhe me disa vende shumë të fuqishme në Europë, si Itali. Me gjasë samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, prandaj dhe është vënë në shënjestër të Iranit. Është një mllef paranojak i Iranit ndaj Shqipërisë”, shtoi ai.

Eduard Joseph vlerësoi punën që vendi ynë po bën për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Europian dhe theksoi se Shqipëria ishte penalizuar padrejtësisht për shkak të grupimit të saj me Maqedoninë e Veriut. Joseph u shpreh se pas shumë vitesh, Bashkimi Europian është zgjuar dhe po ndjek rrugën e duhur duke zgjedhur zgjerimin e Unionit me vende të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, ky zgjim i Brukselit ka ardhur si pasojë e luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.

“Shqipëria është penalizuar duke qenë pjesë e një grupi, për vite me radhë Shqipëria nuk ka mundur që të hapë negociatat pasi ishte në grupin me Maqedoninë, kjo nuk ishte e drejtë. Shqipëria ka vijuar ecurinë e saj dhe Maqedonia ka ngelur në vend. Shqipëria ka gjasë që të mbyllë të gjithë kapituj brenda këtij viti dhe më pas të kalojë në referendum dhe kjo do të ishte një gjë shumë pozitive për të gjithë Ballkanin. BE po bën shumë gjëra në rrugën e duhur, BE është angazhuar në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”, tha më tej Edward P. Joseph.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!