Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Përplasen me policinë, nisin arrestimet/ Policia çon në komisariat 11 protestues, tentuan të bllokojnë Kryeministrinë

schedule23:36 - 1 Shtator, 2026

schedule 23:36 - 1 Shtator, 2026

Protesta e 94-t në Tiranë u shoqërua këtë të martë me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Tubimi nisi para Kryeministrisë, por më pas një grup protestuesish u zhvendos drejt hyrjeve të pasme të godinës, duke tentuar t’i afrohej Kryeministrisë.

Policia ndërhyri për të bllokuar avancimin e protestuesve dhe për të ruajtur perimetrin e sigurisë. Pas paralajmërimeve me megafon, situata u tensionua, duke sjellë përplasje mes dy palëve.

Në përfundim të episodeve të dhunshme, 11 protestues janë shoqëruar nga Policia e Shtetit.

Protesta vijoi mes tensioneve, ndërsa forcat e rendit qëndruan në gatishmëri për të garantuar sigurinë pranë godinës së Kryeministrisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!