Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Barelona fiton, Lamine bën histori/ Katalanasit realizojnë fitoren e dytë radhazi në La Liga

schedule12:26 - 1 Shtator, 2026

schedule 12:26 - 1 Shtator, 2026

Ritmi i kampionëve është i jashtëzakonshëm. Barcelona nuk është i vetmi ekip këtë sezon në La Ligë me tri fitore në tri ndeshje, këtë e ka bërë edhe Reali, por spektakli i saj duket më i plotë.

Përtej klasit dhe potencialit të jashtëzakonshëm të “merengesve”, katalanasit kryesojnë kampionatin spanjoll me golaverazh më të mirë, ndërsa njëri prej yjeve është ndoshta arsyeja kryesore që i veçon nga rivalët.

Ky është Lamin Jamal.

Adoleshenti që mbushi 19 vjeç vetëm në 13 korrik, ndërsa ishte në Kupën e Botës, shkëlqeu me dy gola në suksesin 5-2 kundër Rajo Vajekanos në “Kamp Nou” dhe vendosi një rekord.

U bë më I riu futbollist që arrin 50 rrjeta në pesë ligat kryesore të Europës, në Spanjë, Angli, Itali, Gjermani e Francë.

La pas dy sulmues të mëdhenj si Erling Haland dhe Kilian Mbape.

Legjendat Mesi e Ronaldo nuk ishin kaq mirë në fillimet e veta, në moshën e yllit të ri katalanas.

Lamin shënoi në 21’ e 90’, ndërsa po dy herë ia doli edhe braziliani Rafinja, në minutat 19 e 71.

Një tjetër ishte autogol, ndonëse Vajekano u tregua I rrezikshëm përtej humbjes së thellë.

Barazoi përkohësisht në 1-1, pastaj ishte në 2-3, dhe numrin e gjuajtjeve në portë e pati barabar me “blaugranët”.

Mëkat që cilësia ishte e gjitha në anën e vendasve.

Për madrilenët mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu, ishte titullar dhe luajti deri në fund.

Barcelona kryeson La Ligën me 9 pikë, aq sa Reali, dhe golaverazhin 12-2, ndonëse mbrojtja ende shqetëson./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!