Nuk dëshiron të perëndojë në asnjë mënyrë. Lionel Messi vërtet nuk po luan në nivelet më të larta në Europë, në Champions apo në La Ligën e Spanjës, por gjithsesi kur një 39-vjeçar shënon 4 herë në një ndeshje, është vërtet e veçantë.
Kishte shumë kohë që nuk ndodhte, por ja që nënkampioni I botës përsëriti veten pas disa viteve, me 4 gola në fitoren e madhe të Majemit ndaj Montrealit.
Suksesi 7-1 ishte më I thelli në historinë e skuadrës nga Florida, dhe Mesi jo vetëm që realizoi katër rrjeta, por edhe shërbeu një asist.
Inter kishte pesë ndeshje që nuk fitonte në të gjitha llojet e konkurrimeve, dhe I mbiquajturi “Pleshti” ishte vërtet I shqetësuar.
Majemi është vërtet në vendin e dytë në Konferencën Lindore në Ligën Profesioniste amerikane, por diferenca me vendin e parë, Nashvilin, është e madhe.
Veterani argjentinas, 8 herë fitues I Topit të Artë, është shënuesi më I mirë I kampionatit me 18 gola në 22 ndeshje, si dhe është I dyti në renditjen e asisteve, me 9 pasime për gol, ndaj 10 të udhëheqësit.
Pra, mund të fitojë gjithçka, përfshi edhe titullin.
Në garën e përjetshme me Kristiano Ronaldon, tashmë Mesi është 57 rrjeta prapa, me 921 ndaj 978, ndonëse me asiste kryeson 421-261, dhe gjithçka e ka bërë në 160 ndeshje më pak.

