Sezoni veror ka nisur dhe në emisionin “Stop” kanë ardhur disa raste aksidentesh fatale, që kanë ndodhur në bregdetin shqiptar me mjetet lundruese. Kamera e fshehtë tregoi sesi merret një leje lundrimi për 450 euro dhe pa qenë asnje ditë në kurs apo pa iu nënshtruar testimit.
Mund të merrni një leje lundrimi pa bërë asnjë ditë kurs. Mjfton të keni 450 euro në xhep. Denoncimi vjen nga emisioni investigativ “Stop” në tv Klan
Qytetari u takua me drejtuesin e shoqërisë “Aca Albania”, Krenar Osmani, i cili bëri pazarin dhe i tha që do t’ia bënte ai të gjitha legjitime, pavarësisht faktit që nuk dinte të lundronte.
Pasi qytetari takohet me agjentin që e mësoi se si merret patenta me para nën dorë, priti ditën e premte për të parë ado ta marrë vërtet kartonin në dorë?
Agjenti i jep patentën e lundrimit, qytetari e paguan 450 euro
Tashmë qytetari që nuk ka bërë asnjë ditë kurs dhe nuk i është nënshtruar asnjë testimi do t’i japë mjeteve lundruese në brigjet detare ku shumë pushues nuk e dinë se çfarë i pret nga rryshfeti. /abcnews.al