“Para se të nisemi kontrollojmë gjithmonë makinën si i ka gomat etj”.
Gratë shofere përballen shpesh me paragjykime dhe steriotipe të ndryshme. Burrat vazhdojnë të mendojnë se gratë nuk janë për timon, megjithatë këto të fundit si shofere janë shtuar gjithnjë dhe më shumë për shkak të nevojës për të lëvizur dhe ndryshimit të stilit të jetës. Nisur nga kjo një grua si instruktore patente nuk na ndodh ta shohim shpesh.
Rezarta Gjikaj punon prej disa vitesh si instruktore autoshkolle. Në një ditë gjatë guidës së saj në rrugët e kryeqytetit, 37 vjeçarja ndan edhe sekretet e punës që ka zgjedhur ta bëjë me pasion.
“Duhet të kesh edhe aftesinë për ta transmetuar tek tjetri. Qetesinë ta jep aftësia që ti ke vetë dhe pastaj transmetimi tek pala tjeter ta jep aftesia e mësimdhenies që ti ke, duhet të bashkërendojnë këto të dyja sepse prandaj nuk janë të gjithë mësues, prandaj nuk janë të gjithë instruktorë, prandaj nuk janë të gjithe gazetare”.
Qëllimi i punës së saj është të përgatisë shoferë të rinj të përgjegjshëm.
“Hiqi duart mbaji lart, ja e shiko unë mund t’i bëj të gjitha, mund të nderroj dhe korsinë, por ideja është që kursanti t’i bëjë vetë”.
Kursantet e Rezartës thuajse janë gjithjë vajza.
“Vajza sapo erdhi se e kishim lënë në orar, lëshoje frenin, niset makina. Çfarë thotë sinjali, jep përparësi sepse është rrethrrotullim, përparësia është nga e majta, freno. Shikojmë nga të dyja anët, jo vetëm këtu. Sekreti i kësaj pune është largpamësia. Duke parë larg situatën jo këtu te kroskoti jonë ne pergatitemi për veprimin e radhës”.
“Bëmë nje guide rreth Unazes së Madhe dhe sapo u kthyem bashkë me vajzën tjetër. Shkoi shumë mirë”.
37 vjeçarja e kujton gjithë jetën e saj të lidhur me timonin. Moshën fiks se kur e mësoi drejtimin e makinën nuk e kujton mirë, por thotë se ishte ende shumë e vogël.
“Jam gjendur 5 vjeçe me makina, me një autoshkollë në Vlorë, duke e mësuar makinën dalengadale në prehrin e babit, pastaj me jastëk. Kështu që nuk mbaj mend një fazë fikse që kam filluar të mësoj makinën. Më vonë duke parë prindërit që kishin autoshkollë me hyri në gjak. Pasi bëra disa profesione vendosa të punoj si instruktore të mesoj të tjerët”.
Pasi u diplomua si menaxhere biznesi, provoi të punojë për shumë vite edhe si përkthyese e gjuhës greke. Rezarta Gjikaj si punën më të veçantë që ka bërë veçon atë si shofere kamioni ne Suedi.
“Duke qenë se nuk dija gjuhen mirë suedisht, nuk ka qenë fare si pune, ka qenë ajo që dija të bëja më mirë”.
Në familjen Gjikaj, Rezarta nuk është e vetmja instruktore autoshkolle. Ajo e ndan këtë punë me babain, nënën dhe motrat e saj.
“Djemtë ndjehen si veshka mes dhjamit, një çun mund të vijë këtu me 20 goca për teorinë, pastaj në praktike çunat i merr babi, për çështje që ndihen me rehat, vajzat i marrim ne. Madje i kemi ndare une marr vajzat qe jane afer moshes time dhe mami merr gratë”.
Për paragjykimet se vajzat dhe gratë nuk janë të zonja në drejtimin e automjetit instruktorja 37 vjecare ka këtë përgjigje.
“Nuk është kështu, çunat e kane mesuar pa njefare rregulli, ndersa gocat e mesojne me ngadale, mund te jene pak me te vonuara, por e mesojne me sakte”.
Shembullin e instruktores së autoshkollës, ndonëse një punë jo shumë e përhapur tek gratë, Rezarta e mori nga nëna e saj. Tatjana Gjikaj është një ndër instruktoret e para në Shqipëri. E nisi këtë punë me bashkëshortin e saj në Vlorën e vitit 1992, kur të gjithë i kishin sytë përtej detit.
“Të dy burrë e grua e kemi pasur shume pasion dhe ua kemi trasheguar edhe femijeve, ata prandaj thone kemi lindur me makine se i kemi pasur pas vetes”.
63 vjeçarja braktisi mësimdhënien dhe iu dedikua makinave.
“Eshtë vërtet një punë e bukur, e bëj me qejf, dëshirë dhe zell. Une isha mesuese ne fakt ne ciklin e ulet dhe me tha kete pune do ta bejme bashke, do lesh cdo gje. Dhe kemi pasur rezultat. 80 % qe vijne ketu jane femra, ndikohen per faktin që në jemi familje dhe ndihen rehat”./abcnews.al