NBA, finalistët Cleveland e Golden State refuzojnë të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë

schedule17:05 - 6 Qershor, 2018

schedule 17:05 - 6 Qershor, 2018

Finalistët e NBA, Golden State dhe Cleveland kanë deklaruar se do të bojkotojnë ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht se cila nga skuadrat fiton. Kjo pas vendimit të presidentit amerikan Trump për të bërë të detyruueshëm qëndrimin në këmbë të lojtarëve gjatë ekzekutimit të himnit.

Rindizen polemikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Donald Trump anuloi vizitën në Shtëpinë e Bardhë të Eagles Philadelphia, pasi pjesa më e madhe e kampionëve të Superboul të futbollit, bojkotuan takimin pasi nuk janë dakord me Presidentin Amerikan që vendosi qëndrimin në këmbë të detyruar gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar. Lebron James e Stephen Curry, yjet e Cleveland e Golden State, dy skuadrat finalist të turneut NBA të basketbollit, deklaruan se asnjë nga dy skuadrat nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht se kush fiton.

Një qëndrim i mbështetur dhe nga Kevin Durant, një tjetër lojtar i jashtëzakonshëm i Uarriors. Në shtator të një viti më parë Trump kishte anuluar ftesën për Golden State, pasi mundën në finale Kavalierët e Cleveland, si pasojë e deklaratave të Curry dhe lojtarëve të tjerë, për të bojkotuar ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë pasi nuk ishin dakord me politikat e Trump. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!