Më në fund, dita e madhe erdhi.
Prag sezoni apo nxemja, përfundoi, dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nis kampionati më I fortë I basketbollit në botë.
Sipari ngrihet me një duel klasik, pasi Boston Sëlltiks presin Detroitin, në Arenën e tyre në prani të ndoshta 20 000 spektatorëve.
Më pas, një ditë më vonë, do të ketë ndeshje të tjera si Filadelfia-Nju Jork, Oklahoma-San Antonio, Miluoki-Uashington apo Atlanta-Orlando.
Pra, që në ditën e dytë, do të jenë përballë dy skuadrat që cilësohen si favorite për titull.
Sipas parashikimeve të kompanive të basteve, këto janë San Antonio Spërs dhe Oklahoma Thandër, me kuotë të barabarta, nga 2.70.
Me shumë interes pritet dalja në parket e Lebron Xhejmsit në edicionin e 24-ët të karrierës së tij.
Rekordmeni I pikëve në sezonin e rregullt dhe në plej of do të luajë tashme me tjetër skuadrë, me Filadelfian, pasi u largua nga Lejkërsat.
Ndeshja e parë e tij do të jetë përballë kampiones në fuqi, Nju Jork.
Natyrisht, spektakli pritet të jetë I garantuar me yje të tillë si Lebron, Shei Gilgës Aleksandër, Uembanijama, Jokiç, Donçiç, Durant, Kërri apo Adetokumbo.


