Mauricio Pochettino qëndron pushim prej nëntorit të kaluar kur u shkarkua nga Tottenham. Trajneri argjentinas e ka shprehur qartë se dëshiron të punojë sërish në Premier League.
Mediat angleze raportojnë se e ardhmja e tij është mes dy klubeve të Manchesterit: United dhe City. Të parët drejtohen nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili nuk po kalon një moment të mirë rezultatesh.
Në stolin e “Cityzens” është Pep Guardiola, i cili mund të humbasë postin nëse nuk ia del të fitojë trofe. Dy opsione fantastike për 48-vjeçarin Pochettino, i cili po pret momentin e tij për t’u rikthyer në pankinë dhe në Premier League. /abcnews.al