Meta i përgjigjet Ramës: I kam borxh popullit, do t’i dal për zot vendit

schedule13:11 - 10 Tetor, 2020

schedule 13:11 - 10 Tetor, 2020

Nga Malësia e Madhe presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit di Rama.

Para mediave, Meta tha se ai është për marrëveshjen e 5 Qershorit dhe si president do t’i dalë për zot vendit.

“Unë jam me 5 qershori. Jam president dhe do i dal për zot vendit. Me të gjithë ata që duan një Shqipëri normale”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse kërkon ti zërë vendin Lulzim Bashës, duke marrë drejtimin e opozitës, kreu i shtetit tha se këto janë gjëra të parëndësishme për të.

“Këto janë gjërat më të parëndësishe. Unë kam qenë kryeministër para 20 vitesh. Unë kam ikur nga kryeministër sepse Fatos Nano donte të bëhej patjetër president”, deklaroi Meta.

Duke u nisur nga deklarata e Ramës, se borxh i kanë shqiptarët;, Meta tha: “Me çështjen e demokracisë nuk bëj kompromis me askënd. Shqipëria asnjëherë nuk është vonuar prej Ilir Metës. Shikojeni sa borxhe ka marrë. Ka marrë në 7 vjet borxhe më shumë se të gjithë qeveritë e Shqipris. Unë i kam borxh Shqipërisë ti kthej sundimin e popullit përmes referendumit. Këta i kanë hequr popullit çdo lloj mundësie, këta duan vetëm ta shtypin me banda dhe drejtorë”.