Presidenti Ilir Meta, në një komunikim për mediat bëri me dije se do të vazhdojë të qëndrojë përkrah popullit dhe në mbrojtje të Kushtetutës.
Gjithashtu Meta theksoi se është i gatshëm dhe se është në pritje për një debat me Kryeministrin Rama, ndërsa shtoi: “Po e pres ballafaqimin me Ramën”.
“Përse janë kundër 5 qershorit, pse janë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përse janë kundër integrimit Evropian? Përse vënë në diskutim integritetin Kosovës?
Lexo edhe: Meta i përgjigjet Ramës: I kam borxh popullit, do t’i dal për zot vendit
Përse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës, kush ua kërkoi? Presidenti është dhe do të jetë i Popullit, Kushtetutës, dhe kam një pyetje për socialistët e ndershëm, kush i ka çuar çështjet në Venecia?
Presidenti nuk ka çuar asnjë çështje. Dy herë shkelësit e çuan presidentin atje dhe menduan që do të blinin një opinion gjysmak gjoja për shkarkimin presidentit. Të tregojë kë ka takuar Presidenti i Republikës skutave, kur vendin orën dhe ditën? Qeveria është rrëzuar prej kohësh, ju ose nuk i shikoni ose nuk doni t’i shikoni”, tha Presidenti Meta.
/abcnews.al/